Sistem i ri për detektimin e zjarrit në pyje - Bashkia e Shkodrës hap tenderin me vlerë 13,613 milionë lekë

Fenomeni i zjarreve kryesisht në pyje gjatë stinës së thatë është i pranishëm në vendet e Mesdheut përfshirë Shqipërinë. Kostot e shuarjes janë tepër të larta, por edhe më të larta janë për rehabilitimin e pyjeve. Së fundmi, Bashkia e Shkodrës ka hapur një tender me objekt “Furnizim vendosje i sistemit të detektimit të zjarrit në pyje”.
Fondi prej rreth 13,613 milionë lekë financohet në kuadër të Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi–Shqipëri 2014-2020 nën Instrumentin e Asistencës së Para-Aderimit (IPA II). Marrëveshja e grantit është e lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave të Malit të Zi dhe partnerit lider Fondacioni për Autonomi dhe Qeverisje Lokale, si dhe Bashkisë Shkodër.
Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër, ose afati për zbatimin e saj është tre muaj, ndërsa afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave do të jetë data 15/04/2024, ora 10:00.
Stacioni i Monitorimit propozohet të vendoset në kodrën e fshatit Bardhaj, njësia administrative Rrethina, Bashkia Shkodër. Aktualisht, një antenë e telefonit celular është e vendosur në këtë pozicion dhe në këtë mënyrë, ofrohet lidhje me energji elektrike dhe internet. Për shkak të pozicionit të favorshëm të Stacionit të Monitorimit, shihet edhe zona e Taraboshit, ku distanca në vijë ajrore është rreth 8 km.
Në dokumentet specifike të tenderit përcaktohet se me kamerat duhet të zbulojnë shenjat e zjarrit në kohë reale bazuar në analizën automatike të imazhit. Duhet të zbulojnë automatikisht zjarrin 10 km larg, ndërsa në modalitet manual deri në 20km. Gjithashtu, duhet të dallojnë zjarrin gjatë ditës dhe natës, si dhe të ruajnë të gjitha imazhet që lidhen me alarmet e detektimit të zjarrit.
SCAN
Sondazh

‘Pasurohen të pasurit’: 1%-shi i miliarderëve kap shifrën rekord prej 44 trilion dollarë!
Pasuria e 1% të më të pasurve në SHBA arriti një rekord prej 44.6 trilion dollarësh në fund të tremujorit të katërt, pasi një rritje e aksioneve në fund të......

Invalidët, me “shtëpi” të re në Surrel - Bashkia e Tiranës hap tenderin për shoqatën e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve
Shoqata Humanitare e Invalidëve Paraplegjik dhe Tetraplegjik të Shqipërisë së shpejti pritet të ketë një “shtëpi” të re. Parashikohet që kjo qendër të ngrihet......

Zgjedhjet lokale të Turqisë: Kushdo që fiton Stambollin mund të diktojnë të ardhmen e vendit!
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha një herë se kushdo që fiton Stambollin fiton Turqinë. Nëse është kështu, rreziku është i lartë për zgjedhjet e së......

Pse inflacioni në Itali është më i ulët se pjesa tjetër e Europës?
Ndoshta nuk ka shembull më të mirë të një 'ulje të butë' sesa gjendja aktuale e ekonomisë italiane. Ndërsa aktiviteti ekonomik i Italisë është ngadalësuar......

Cili është vendi më i ndotur i Europës Perëndimore?
Dioksidi i azotit, ozoni dhe grimcat e thithshme (PM) - veçanërisht PM10 dhe PM2.5 - janë ndër produktet më të dëmshme në atmosferë. Ata po shkaktojnë rreziqe......

Rekord miliarderësh në Indi - Mumbai numëron më shumë të tillë sesa Pekini
Qyteti i Mumbait tani është shtëpia e më shumë miliarderëve sesa Pekini, duke nënvizuar ndikimin ekonomik në rritje të Indisë, ndërsa kryeqyteti botëror i......

Kina nuk është më Eldorado e investimeve - Investimet nga kompanitë amerikane bien me rënien e shitjeve
Bizneset amerikane po shohin se tregtia e tyre me Kinën po zvogëlohet, mes të tjerash mes tensioneve gjeopolitike dhe përpjekjeve të Pekinit për t'u bërë i......

Korea e Jugut, 75 mijë dollarë bonus për një fëmijë - Vendi po përballet me një krizë demografike
Sa “kushton” të vendosësh karrierën në fund të listës për të pasur një fëmijë? Sipas kompanisë koreano-jugore të ndërtimit “Booyoung Group”, 75 mijë dollarë.......