Europa Postuar më 1 Prill 2024, 10:16

Opozita në Turqi fiton zgjedhjet vendore - Presidenti Erdogan pranon humbjen në Stamboll e Ankara

Nga SCAN TV
Opozita në Turqi fiton zgjedhjet vendore - Presidenti Erdogan pranon

Fitore historike e opozitës në zgjedhjet vendore në Turqi. Në Stamboll dhe Ankara kryebashkiakët në largim, Ekrem Imamoglu e Mansur Yavas, fituan ndaj kandidatëve të mbështetur nga presidenti Erdogan, i cili i kishte humbur dy qytetet më të mëdha të vendit në zgjedhjet e pesë viteve më parë.

Në një deklaratë për mediat, partia opozitare më e madhe në vend, ajo republikane e Chp-së, u shpreh se zgjedhësit morën një vendim shumë të rëndësishëm duke zgjedhur një politikë të re në Turqi. Gjithashtu rezultati i arritur u cilësua historik.

Nga ana tjetër në një deklaratë nga selia e partisë së tij AKP, presidenti Erdogan u shpreh se për fat të keq nuk u arrit rezultati i dëshiruar. Erdogan pranoi humbjen, pasi kandidatët e partisë së tij humbën në Ankara, Stamboll dhe në të gjitha qytetet e mëdha të vendit.

Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit u shpreh entuziast për fitoren e tij ndaj Murat Kurum, kandidatit të mbështetur nga presidenti i Erdogan i cili ndaloi në 40% të votave. Drejtuar qytetarëve ai theksoi se ata kishin hapur derën për të ardhmen dhe i falenderoi ata për besimin.

Fishekzjarre, bori makinash, flamuj turq dhe muzikë. Në shumë lagje të Stambollit mbështetësit e opozitës festuan fitoren, duke rinkonfirmuar vendimin e pesë viteve më parë kur shkëputën qytetin mbi Bosfor nga lëvizja politike e presidentit Erdogan, që e dominonte prej më shumë se 20 vitesh.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat