Paga minimale në Greqi bëhet 830 euro - Rritet dhe pagesa e papunësisë në 510 euro

Duke filluar nga 1 prilli paga minimale në Greqi është 830 euro, nga 780 euro më parë. Kjo rritje prek sektorin privat ku përfshihen 600 mijë punonjës. Norma e rritjes së re, e katërta në pesë vjet arrin në 6.5%, pra 50 euro bruto.
Brenda një periudhe trevjeçare, paga e re minimale bruto prej 830 euro do të rritet në 913 euro bruto, pra 762 euro neto. Me vendosjen e pagës minimale, pagesa e papunësisë që marrin rreth 140 mijë të papunë rritet në 510 euro, nga 479 euro.
Njëkohësisht shtesa e posaçme e lehonisë, shtesa për pushim prindëror dhe ajo për fitimin e përvojës së punës rritet nga 780 në 830 euro. Gjithashtu, shtesa për të vetëpunësuarit nga 479 euro rritet në 510 euro.
Bëhet me dije se 100 mijë punonjës që paguhen me pagën minimale do të kenë rritje, pasi këtë vit u aktivizua pagesa e vjetërsisë - tre vjet - që mbeti e “ngrirë” që prej 14 shkurtit 2012.
Për këtë vit numri i përfituesve nuk është i madh, vetëm 100 mijë persona, por në tre vjet numri i tyre llogaritet të shkojë në 600 deri në 700 mijë persona.
Punonjësi me kohë të plotë me kontratë trevjeçare në vitin 2024 do të ketë 10% rritje, 78 euro shtesë në muaj. Rrjedhimisht, punonjësi me kohë të pjesshme me kontratë 390 euro për 4 orë punë do të ketë rritje prej 39 euro.
Me rritjen e pagës minimale në 830 euro, shtesa trevjeçare rritet në 83 euro dhe punonjësit me kontratë trevjeçare do të marrin 913 euro.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Eksperimenti i gjelbër” 23 mld euro në Gjermani - Gjurmë zero të energjisë deri në 2045 pa shkatërruar bazën industriale
Ekonomia më e madhe e Europës po kryen një eksperiment prej 23 miliardë euro për të arritur një gjurmë energjie zero deri në vitin 2045 pa shkatërruar bazën e......

FMN paralajmëron për kombinim fiskal shpërthyes - Normat e larta të interesit dhe rritja e dobët vështirësojnë shlyerjen e borxhit
Kombinimi i normave të larta të interesit, normave të ulëta të rritjes dhe niveleve të larta të borxhit do të ushtrojë presion mbi shëndetin fiskal të vendeve......

Balluku, Denaj e Kumbaro në Suç të Klosit: Mbështetje për bashkimin e fermerëve
Në fshatin Suç të bashkisë Klos një grup fermerësh janë bashkuar për ngritjen e një sipërfaqeje me vreshtari. Me mbështetjen edhe të Dioqezës Rrëshen fermerët......

Projekti pilot për pagesat elektronike, Ibrahimaj mbledh përfaqësuesit e industrisë bankare dhe sektorit të parave elektronike
Në ndihmë të modernizimit dhe rritjes së aksesit në financë, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mblodhi në një tryezë......

Sistem i ri për detektimin e zjarrit në pyje - Bashkia e Shkodrës hap tenderin me vlerë 13,613 milionë lekë
Fenomeni i zjarreve kryesisht në pyje gjatë stinës së thatë është i pranishëm në vendet e Mesdheut përfshirë Shqipërinë. Kostot e shuarjes janë tepër të larta,......

‘Pasurohen të pasurit’: 1%-shi i miliarderëve kap shifrën rekord prej 44 trilion dollarë!
Pasuria e 1% të më të pasurve në SHBA arriti një rekord prej 44.6 trilion dollarësh në fund të tremujorit të katërt, pasi një rritje e aksioneve në fund të......

Invalidët, me “shtëpi” të re në Surrel - Bashkia e Tiranës hap tenderin për shoqatën e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve
Shoqata Humanitare e Invalidëve Paraplegjik dhe Tetraplegjik të Shqipërisë së shpejti pritet të ketë një “shtëpi” të re. Parashikohet që kjo qendër të ngrihet......

Zgjedhjet lokale të Turqisë: Kushdo që fiton Stambollin mund të diktojnë të ardhmen e vendit!
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha një herë se kushdo që fiton Stambollin fiton Turqinë. Nëse është kështu, rreziku është i lartë për zgjedhjet e së......