Çelen “dyert” e basteve sportive online - Si do të funksionojnë rregullat e lojës për lojtarët

Bastet online janë kthyer sërish në një realitet formal për individët që i preferojnë ato. Ndryshimet ligjore të shumëdebatuara kanë hyrë në fuqi duke çelur zyrtarisht “dyert” e një industrie fitimprurëse për buxhetin e shtetit, por nga ana tjetër duke formalizuar këtë sektor, që deri më tani ka funksionuar në të zezë, pavarësisht se me ligj nuk duhej të ekzistonte.
Çdo subjekt i interesuar për të ushtruar këtë veprimtari, do duhet të aplikojë për licencë, pasi të përmbushë një sërë kriteresh të vendosura në ligj. Konkretisht, subjektet që kërkojnë të pajisen me licencë në kategorinë “Baste sportive online”, duhet të jenë shoqëri aksionare, me seli në Shqipëri dhe të regjistruar në QKB; të kenë një shumë kapitali jo më pak se 40 milionë lekë; të deklarojnë burimin e kapitalit që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë; të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet, si dhe subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit.
Për të dhënë garanci për fituesit e lojërave të fatit, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 milionë lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të vëna në dispozicion të lojës nga ana e lojtarëve brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.
Ndryshimet ligjore forcojnë rregullat për ushtrimin e këtij aktiviteti si dhe japin më shumë siguri për lojtarëve.
Sipas ligjit të ri, Ministria e Financave, do të ketë nën kontroll çdo informacion për shumën e luajtur, pasi çdo lojtar duhet të regjistrohet në platformë nëpërmjet ID-së dhe të gjitha transaksionet mes tij dhe kompanisë do të kryhen nëpërmjet sistemit bankar. Të dhënat për lojtarët, do të mbahen për tre vjet në një regjistër të posaçëm nga të gjithë organizatorët e lojërave të fatit, si masë për të kontrolluar pikërisht shumat që do mund të qarkullohen nëpërmjet këtij aktiviteti.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Punimet në “Durrës Marina”, me ritme të larta - Rama: Po merr formë plazhi i ri si vendpushim cilësor
Punimet për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina” po ecin me ritme të larta. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me......

Të gjitha vendet ku duhet të paguani një 'taksë turistike' në 2024!
Lajmet për ndikimet negative të shumë turistëve ishin kudo. Destinacionet më të njohura në botë, si Venecia, Barcelona dhe Zelanda e Re, po përpiqen të mbajnë......

Shpërndarja e padrejtë e pasurisë në Europë! – Si pozicionohet Shqipëria?
Pabarazia e pasurisë është shumë e dukshme në mbarë botën dhe Europa nuk bën përjashtim: 10% më të pasurve në kontinent zotërojnë një 67% mahnitëse të......

ERRU: Reforma përmirësoi financat e ujësjellësve - Krijohen 14 shoqëri rajonale, Enti: Unifikimi i tarifave të bëhet gradualisht
Reforma në sektorin e ujësjellës – kanalizime ka ndikuar në përmirësimin e situatës financiare të sektorit, krahasuar me vitin paraardhës 2022”. Konstatimi......

Shqipëria "shkëlqen" në sytë e botës - Indeksi i Fuqisë së Butë, jemi vendi i dytë me rritjen më të madhe në nivel global
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2024). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me......

Rekord shitje biletash të fluturimeve low cost në Itali - 20 milionë për më pak se 30 euro. Një nga destinacionet edhe Tirana
Epoka e fluturimeve me 0.99, 4.99 ose 9.99 euro, mund të ketë përfunduar disa vite më parë. Por dy nga tre fluturimet e Ryanair nga Bergamo në Dublin kushtojnë......

Opozita në Turqi fiton zgjedhjet vendore - Presidenti Erdogan pranon humbjen në Stamboll e Ankara
Fitore historike e opozitës në zgjedhjet vendore në Turqi. Në Stamboll dhe Ankara kryebashkiakët në largim, Ekrem Imamoglu e Mansur Yavas, fituan ndaj......

Paga minimale në Greqi bëhet 830 euro - Rritet dhe pagesa e papunësisë në 510 euro
Duke filluar nga 1 prilli paga minimale në Greqi është 830 euro, nga 780 euro më parë. Kjo rritje prek sektorin privat ku përfshihen 600 mijë punonjës. Norma e......