Shqipëria "shkëlqen" në sytë e botës - Indeksi i Fuqisë së Butë, jemi vendi i dytë me rritjen më të madhe në nivel global

“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2024). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me influencën globale të një vendi, pra sa aftësi ka një vend për të prodhuar efekt te vendet e tjera.
Kjo matet përmes perceptimeve të njerëzve për kombet e tjera në mbarë botën. Fuqia e Butë për një vend është mjaft e rëndësishme pasi liderët globalë shpesh herë marrin vendime për politikat e jashtme bazuar mbi perceptimet e tyre për vendet e tjera.
Në Indeksin Global të Fuqisë së Butë për vitin 2024, renditet edhe vendi ynë. Për këtë edicion Shqipëria pozicionohet në vend të 92-të nga 193 vende në total dhe vlerësohemi me 34.7 pikë. Në raportin e vitit 2023 rikujtojmë se vendi ynë ishte i 108-i.
Shqipëria renditet ndër pesë vendet me rritjen më të lartë në botë. Vendi ynë regjistron rritje prej 28%, e dyta pas Meksikës, e cila mban vendin e parë si shteti me rritjen me të lartë.
Sipas raportit, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme e nxitur kryesisht nga performancë e mirë në turizëm. Perspektivat ekonomike të Shqipërisë pritet të mbetet pozitive në të ardhmen dhe do të jetë të siguruara kryesisht nga konsumi elastik, nga aktiviteti i ndërtimit dhe turizmi.
Theksojmë se ky indeks bazohet në disa shtylla kryesore të cilat janë: Biznesi dhe Tregtia, Qeverisja, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Kultura dhe Trashëgimia, Media dhe Komunikimi, Arsimi dhe Shkenca, si dhe Njerëzit dhe Vlerat.
Ndërkohë që edicionin e kaluar Shqipëria renditej e fundit në rajon, këtë vit ka kaluar e dyta duke lënë pas Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën.
Serbia është e para në rajon dhe renditet në vend të 75-të, duke u përkeqësuar me 2 pozicione nga viti i kaluar. Mali i Zi vijon pas Shqipërisë dhe renditet në vend të 102 nga vendi i 78-të që ishte edicionin e vitit 2023. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina renditen në vend të 109-të dhe 111-të përkatësisht.
Rikujtojmë se edhe samitet europiane të zhvilluara në vendin tonë së fundmi i kanë dhënë një tjetër pamje Shqipërisë në sytë e shteteve të tjera, gjithmonë nëse flasim për shtyllën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Rekord shitje biletash të fluturimeve low cost në Itali - 20 milionë për më pak se 30 euro. Një nga destinacionet edhe Tirana
Epoka e fluturimeve me 0.99, 4.99 ose 9.99 euro, mund të ketë përfunduar disa vite më parë. Por dy nga tre fluturimet e Ryanair nga Bergamo në Dublin kushtojnë......

Opozita në Turqi fiton zgjedhjet vendore - Presidenti Erdogan pranon humbjen në Stamboll e Ankara
Fitore historike e opozitës në zgjedhjet vendore në Turqi. Në Stamboll dhe Ankara kryebashkiakët në largim, Ekrem Imamoglu e Mansur Yavas, fituan ndaj......

Paga minimale në Greqi bëhet 830 euro - Rritet dhe pagesa e papunësisë në 510 euro
Duke filluar nga 1 prilli paga minimale në Greqi është 830 euro, nga 780 euro më parë. Kjo rritje prek sektorin privat ku përfshihen 600 mijë punonjës. Norma e......

“Eksperimenti i gjelbër” 23 mld euro në Gjermani - Gjurmë zero të energjisë deri në 2045 pa shkatërruar bazën industriale
Ekonomia më e madhe e Europës po kryen një eksperiment prej 23 miliardë euro për të arritur një gjurmë energjie zero deri në vitin 2045 pa shkatërruar bazën e......

FMN paralajmëron për kombinim fiskal shpërthyes - Normat e larta të interesit dhe rritja e dobët vështirësojnë shlyerjen e borxhit
Kombinimi i normave të larta të interesit, normave të ulëta të rritjes dhe niveleve të larta të borxhit do të ushtrojë presion mbi shëndetin fiskal të vendeve......

Balluku, Denaj e Kumbaro në Suç të Klosit: Mbështetje për bashkimin e fermerëve
Në fshatin Suç të bashkisë Klos një grup fermerësh janë bashkuar për ngritjen e një sipërfaqeje me vreshtari. Me mbështetjen edhe të Dioqezës Rrëshen fermerët......

Projekti pilot për pagesat elektronike, Ibrahimaj mbledh përfaqësuesit e industrisë bankare dhe sektorit të parave elektronike
Në ndihmë të modernizimit dhe rritjes së aksesit në financë, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mblodhi në një tryezë......

Sistem i ri për detektimin e zjarrit në pyje - Bashkia e Shkodrës hap tenderin me vlerë 13,613 milionë lekë
Fenomeni i zjarreve kryesisht në pyje gjatë stinës së thatë është i pranishëm në vendet e Mesdheut përfshirë Shqipërinë. Kostot e shuarjes janë tepër të larta,......