Shqipëria Postuar më 1 Prill 2024, 11:25

Punimet në “Durrës Marina”, me ritme të larta - Rama: Po merr formë plazhi i ri si vendpushim cilësor

Nga SCAN TV
Punimet në “Durrës Marina”, me ritme të larta - Rama:

Punimet për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina” po ecin me ritme të larta. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun pamjet e kantierit të portit të ri turistik.

Sipas kreut të ekzekutivit, po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë stardard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë

Punimet për ndërtimin e “Durrës Yachts & Marina”, janë të ndara në tre faza, ku në fazën e parë janë godinat, më pas infrastruktura dhe në fund Marina. Totali i këtij investimi të marrë përsipër nga biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar, llogaritet në afro 2 miliardë euro.

Ky projekt parashikon ndërtimin hoteleve, rezidencave private, shëtitoreve, dyqaneve, restoranteve superluksoze, mbi 80 mijë metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura, si dhe 170 dyqane tregtare rreth portit të ri.

“Durrës Yachts & Marina” do të kthehet ndër destinacionet më gjallëruese në rivierën e Adriatikut, e cila ofron pamje nga bregdeti, mikpritje, blerje luksoze, kulinari dhe përvoja argëtuese.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat