Fasonët, brenda pak ditësh gati garancia sovrane - Prençe: 70% e kredive mbulohet nga sistemi bankar

Qeveria pritet të miratojë gjatë kësaj jave detaje në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Për SCAN TV kryetari i ‘’Pro-Export Albania’’, Edvin Prençe ka thënë se ajo që është vendosur nga bankat në dakordësi me Ministrinë e Financave në tavolinën teknike dhe me grupimin e manifakturës, pritet të jetë aktive brenda pak ditësh.
“Shpresojmë që akti normativ të jetë aktiv në fund të javës së ardhshme dhe kjo do të bëjë të mundur aplikimin nga ana e bizneseve. Shpresojmë që përqindja e kredisë të jetë sa më e ulët, pasi në këtë mënyrë do të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe në ndihmë të bizneseve”- ka thënë Prençe.
Ky instrument në ndihmë në sektorit fason parashikohet të jetë me terma më pozitivë dhe lehtësues se sa garancitë sovrane që qeveria ka ndërmarrë në periudhën e pandemisë. Kjo lloj kredie mbulohet rreth 70% nga sistemi bankar.
“Duke marrë parasysh këtë garanci sovrane dhe shumë politika të tjera zhvilluese, do të bëjnë të mundur që ky sektor të kalojë në ciklin e plotë, që është një vlerë e shtuar për ekonominë shqiptare, për pagat e punonjësve dhe për vetë biznesin që të rimarrë veten”- shton kreu i “Pro-Export Albania”.
Prençe ka thënë se për ta bërë markën ‘’Made in Albania’’ më të njohur, projektligji i ri për Dhomën Ekonomike Kombëtare ku të gjithë bizneset do të jenë të detyruara të regjistrohen, është pozitiv.
“Duhet patur parasysh që garancia sovrane është e ndarë në dy forma, e para për investime në makineri dhe e dyta për blerjet e lëndëve të para, pra sektori ka nevojë për asete e promovim dhe çertifikimi për të qënë të sigurta për vendet e BE, është pozitiv” - thekson ai.
Sipas kreut të ‘’Pro-Export Albania’’ për shkak të vështirësive të likuidetit e sidomos nga kursi i këmbimit, humbja e këtij sektori vetëm gjatë vitit 2023, ishte rreth 150 mln euro.
Alida Lula / SCAN
Sondazh

Ndryshon sërish kodi rrugor - Përcaktime të reja për peshat dhe dimensionet e mjeteve që lejohet të qarkullojnë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë.......

Bletërritësit duhet të dorëzojnë 30% të mjaltit me faturë - Si do të funksionojë bashkimi i tyre për të përfituar fonde
Masa nxitëse për tu bashkuar në Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, në mënyrë që të marrin financim 100 % përpos faktit nëse kanë më shumë numër zgjojesh se......

Çelen “dyert” e basteve sportive online - Si do të funksionojnë rregullat e lojës për lojtarët
Bastet online janë kthyer sërish në një realitet formal për individët që i preferojnë ato. Ndryshimet ligjore të shumëdebatuara kanë hyrë në fuqi duke çelur......

Punimet në “Durrës Marina”, me ritme të larta - Rama: Po merr formë plazhi i ri si vendpushim cilësor
Punimet për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina” po ecin me ritme të larta. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me......

Të gjitha vendet ku duhet të paguani një 'taksë turistike' në 2024!
Lajmet për ndikimet negative të shumë turistëve ishin kudo. Destinacionet më të njohura në botë, si Venecia, Barcelona dhe Zelanda e Re, po përpiqen të mbajnë......

Shpërndarja e padrejtë e pasurisë në Europë! – Si pozicionohet Shqipëria?
Pabarazia e pasurisë është shumë e dukshme në mbarë botën dhe Europa nuk bën përjashtim: 10% më të pasurve në kontinent zotërojnë një 67% mahnitëse të......

ERRU: Reforma përmirësoi financat e ujësjellësve - Krijohen 14 shoqëri rajonale, Enti: Unifikimi i tarifave të bëhet gradualisht
Reforma në sektorin e ujësjellës – kanalizime ka ndikuar në përmirësimin e situatës financiare të sektorit, krahasuar me vitin paraardhës 2022”. Konstatimi......

Shqipëria "shkëlqen" në sytë e botës - Indeksi i Fuqisë së Butë, jemi vendi i dytë me rritjen më të madhe në nivel global
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2024). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me......