Bota Postuar më 2 Prill 2024, 10:47

Kina kritikon SHBA: Po krijoni probleme! - Kufizim i tepruar i eksporteve të gjysëmpërcuesve

Nga SCAN TV
Kina kritikon SHBA: Po krijoni probleme! - Kufizim i tepruar i eksporteve

Administrata e Presidentit Joe Biden rishikoi rregullat që e bëjnë më të vështirë për Kinën aksesin e çipave të inteligjencës artificiale të SHBA dhe mjeteve të prodhimit të çipave, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të dobësuar industrinë kineze për shkak të shqetësimeve për sa i përket sigurisë kombëtare, raporton Reuters.

Ministria kineze e tregtisë në një deklaratë për media u shpreh qartë se Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar konceptin e sigurisë kombëtare, kanë rishikuar në mënyrë arbitrare rregullat dhe kanë forcuar masat e kontrollit.

Kjo jo vetëm që ka ngritur më shumë pengesa dhe ka vendosur një barrë më të rëndë të pajtueshmërisë për kompanitë kineze dhe amerikane që duan të bashkëpunojnë normalisht ekonomikisht dhe në tregti, por ka krijuar gjithashtu pasiguri të madhe për industrinë globale të gjysmëpërçuesve.

Tetorin e kaluar, SHBA prezantoi rregulla që ndalonin eksportin e çipave të avancuar, të cilat goditën kompani si Nvidia dhe AMD. Kina është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha palët për të forcuar përfitimet reciproke dhe për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin e industrisë globale të gjysmëpërçuesve dhe zinxhirit të furnizimit, sipas ministrisë kineze.

Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar aksesin e Kinës në teknologjinë gjysmëpërçuese që nga viti 2019, kur administrata e atëhershme e presidentit Donald Trump e ndaloi Huawei të Kinës të blejë teknologji jetike amerikane dhe ndaloi përdorimin e pajisjeve të saj në rrjetet e telekomunikacionit të SHBA.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat