Sa do t’i rrisë pagat reduktimi i tatimit? - Fashat e reja nga Korriku, lehtësi për të punësuarit

Ministra e Financave po harton disa ndryshime fiskale që lidhen me taksimin e pagave, të cilat pritet të miratohen brenda këtij muaji dhe të hyjnë në fuqi në Korrik. Në tryezë është hedhur për diskutim rritja e kufirit të sipërm të pagave mbi të cilat aplikohet tatimi. Pra nëse deri më tani për pagat mbi 200 mijë lekë aplikohet 23% tatim, një nga opsionet është që ky prag të shkojë deri në 250 mijë lekë.
Kështu nga kjo nismë punonjësit me paga të larta në sektorin publik apo privat do të përfitojnë reduktim të tatimit, që përkthehet në një shtesë të të ardhurave mujore neto që ata marrin.
Por sa është shtesa që marrin? SCAN TV ka bërë një llogari të tatimit që paguhet aktualisht midis dy niveleve të pagave. Pra një punonjës me pagë 200 mijë lekë paguan tatim 22.100 lekë/muaj. Ndërsa, një punonjës me pagë 250 mijë lekë paguan tatim 33.600 lekë/muaj. Diferenca mes dy niveleve është 11.500 lekë të cilat paguhen nga punonjësit me pagë 250 mijë lekë.
Nëse ndiqet e njëjta formulë që aplikohet aktualisht për pagat deri në 200 mijë lekë, punonjësit që paguhen 250 mijë lekë/muaj do paguajnë zero tatim deri në shumë 30 mijë lekë dhe 13% të shumës nga 30 mijë deri 250 mijë lekë .
Pra, për një pagë 250 mijë lekë, tatimi do jetë 13% e 220 mijë lekëshit, apo 28.600 lekë në muaj. E thënë ndryshe një punonjësi me pagë 250 mijë lekë në muaj, deri ku synohet të ngrihet ky nivel, do t’i rritet paga neto me 5.000 lekë.
E njëjta llogari bëhet edhe me nivelet e tjera të pagave nga 200 mijë lekë deri në 2500 mijë lekë, ndërsa deri më tani, pagat mbi 200 mijë lekë taksohen me 23% për shumën që kapërcen këtë nivel.
Aktualisht, 23.047 persona, ose afro 1.7% e të totalit të të punësuarve në vend, kanë paga më të larta se 200 mijë lekë dhe të ardhurat e tyre mujore tatohen me 23%.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Forcohet Dollari amerikan ndërsa valutat e tjera qëndrojnë statike!
Dollari amerikan ka fituar pikë duke regjistruar rritje teksa është blerë sot me 95 lekë dhe është shitur me 96 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Kina kritikon SHBA: Po krijoni probleme! - Kufizim i tepruar i eksporteve të gjysëmpërcuesve
Administrata e Presidentit Joe Biden rishikoi rregullat që e bëjnë më të vështirë për Kinën aksesin e çipave të inteligjencës artificiale të SHBA dhe mjeteve......

Microsoft dhe OpenAI përgatisin ‘Stargate” - Një superkompjuter për Inteligjencën Artificiale
Investime të tjera të mëdha në inteligjencën artificiale përfshijnë së fundmi dhe ndërtimin e “Stargate”, një superkompjuter i bazuar në IA në zhvillim nga......

Vendet më të mira për të bërë biznes - Singapori, Danimarka dhe SHBA mbeten të parat në listë
Singapori mbetet vendi më i mirë në botë për të bërë biznes, siç ka ndodhur në 16 vitet e fundit. Faktorët që konfirmojnë vendin e Azisë Juglindore si një......

“Rikthehet” besimi në ekonomi - Për herë të parë gjatë këtij viti. “Rrëshket” sektori i ndërtimit
Treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi një kthesë rritëse me 2.5 pikë në muajin mars, pasi regjistroi rënie gjatë dy muajve të mëparshëm, ndërsa qëndron 7 pikë......

Aksi Orikum-Dukat hapet brenda dy javësh - Balluku: Do t’i shërbejë fluksit të turistëve
Aksi rrugor Orikum – Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve Brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre. Gjatë......

Fasonët, brenda pak ditësh gati garancia sovrane - Prençe: 70% e kredive mbulohet nga sistemi bankar
Qeveria pritet të miratojë gjatë kësaj jave detaje në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Për SCAN TV......

Ndryshon sërish kodi rrugor - Përcaktime të reja për peshat dhe dimensionet e mjeteve që lejohet të qarkullojnë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka propozuar ndryshime në Kodin Rrugor, në lidhje me përmasat apo peshën e automjeteve që lejohet të qarkullojnë.......