Armatimi i Europës, një domosdoshmëri - Duhen në mënyrë urgjente kompani më të mëdha ushtarake

Armin Paperger, CEO i Rheinmetall - furnizues kryesor ndërkombëtar i sistemeve për industrinë e mbrojtjes dhe një nxitës i inovacioneve largpamëse në tregjet civile, u ka bërë thirrje vendeve europiane që të ndërtojnë kompani më të mëdha dhe më të specializuara të mbrojtjes për të konkurruar me rivalët amerikanë.
Ai theksoi se nëse Europa dëshiron bashkëpunim më të ngushtë në fushën e mbrojtjes, vendet duhet të specializohet në lloje të ndryshme të teknologjisë ushtarake.
Në një intervistë për Financial Times ai u shpreh se nëse Donald Trump bëhet president i SHBA-së, “presioni do të jetë më i madh” ndaj Gjermanisë, por gara për të rikthyer fuqinë ushtarake të vendit do të vazhdojë pavarësisht se kush do të përfundojë në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se SHBA fokusohet më shumë në rajonin Azi-Paqësor sesa në Europë.
Nëse situata shumë e rrezikshme në rajon do të shkaktonte një konflikt të armatosur në shkallë të plotë, SHBA do të fokusohet në Azi dhe atëherë Europa do të jetë plotësisht e vetme.
Siç deklaroi ai, në dekadat e fundit, liderët europianë e morën si të mirëqenë se SHBA do t'i vinte në ndihmë kontinentit në rast të një kërcënimi ushtarak, por kjo nuk do të ndodhë.
Paperger tha se kompania gjermane do të prodhojë 700.000 predha vitin e ardhshëm, krahasuar me 70.000 në 2022, falë investimeve në linjat e reja të prodhimit përpara se lufta të kthehej në Europë.
Ai theksoi se bota është e rrezikshme. Kjo është arsyeja e investimit të hershëm në Hungari, Australi dhe Britaninë e Madhe. Lokalizimi dhe rritja e kapacitetit prodhues në shumë vende ishin të rëndësishme për porositë e ardhshme.
Kompania me bazë në Dusseldorf e themeluar në 1889 bëri biznes me Rusinë derisa qeveria gjermane tërhoqi licencën e saj të eksportit në 2014 pasi Kremlini aneksoi gadishullin e Krimesë. Që nga nisja e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës në 24 shkurt 2022, çmimi i aksioneve të Rheinmetall është më shumë se pesëfishuar dhe kompania pret të ketë 60 miliardë euro porosi nga anëtarët e NATO-s dhe aleatët e saj deri në fund të vitit 2024.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Sa do t’i rrisë pagat reduktimi i tatimit? - Fashat e reja nga Korriku, lehtësi për të punësuarit
Ministra e Financave po harton disa ndryshime fiskale që lidhen me taksimin e pagave, të cilat pritet të miratohen brenda këtij muaji dhe të hyjnë në fuqi në......

Forcohet Dollari amerikan ndërsa valutat e tjera qëndrojnë statike!
Dollari amerikan ka fituar pikë duke regjistruar rritje teksa është blerë sot me 95 lekë dhe është shitur me 96 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Kina kritikon SHBA: Po krijoni probleme! - Kufizim i tepruar i eksporteve të gjysëmpërcuesve
Administrata e Presidentit Joe Biden rishikoi rregullat që e bëjnë më të vështirë për Kinën aksesin e çipave të inteligjencës artificiale të SHBA dhe mjeteve......

Microsoft dhe OpenAI përgatisin ‘Stargate” - Një superkompjuter për Inteligjencën Artificiale
Investime të tjera të mëdha në inteligjencën artificiale përfshijnë së fundmi dhe ndërtimin e “Stargate”, një superkompjuter i bazuar në IA në zhvillim nga......

Vendet më të mira për të bërë biznes - Singapori, Danimarka dhe SHBA mbeten të parat në listë
Singapori mbetet vendi më i mirë në botë për të bërë biznes, siç ka ndodhur në 16 vitet e fundit. Faktorët që konfirmojnë vendin e Azisë Juglindore si një......

“Rikthehet” besimi në ekonomi - Për herë të parë gjatë këtij viti. “Rrëshket” sektori i ndërtimit
Treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi një kthesë rritëse me 2.5 pikë në muajin mars, pasi regjistroi rënie gjatë dy muajve të mëparshëm, ndërsa qëndron 7 pikë......

Aksi Orikum-Dukat hapet brenda dy javësh - Balluku: Do t’i shërbejë fluksit të turistëve
Aksi rrugor Orikum – Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve Brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre. Gjatë......

Fasonët, brenda pak ditësh gati garancia sovrane - Prençe: 70% e kredive mbulohet nga sistemi bankar
Qeveria pritet të miratojë gjatë kësaj jave detaje në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Për SCAN TV......