Llogaritë bankare me komision 0 bëhen realitet - Përfitojnë pensionistët dhe kategoritë sociale në nevojë

“Çdo pensionist që dëshiron të transferojë pensionin në bankë apo çdo individ nga kategoritë në nevojë, ka të drejtë të hapë një llogari bazike bankare, e cila do të ketë zero kosto për mirëmbajtje”
Ligji për llogaritë bazike i cili ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë dhe që parashikon përfitime për kategoritë në nevojë, ka nisur nga zbatimi.
Referuar ligjit, bankat do të ofrojnë të gjitha shërbimet me tarifë zero, pavarësisht nga numri i veprimeve të kryera në llogarinë e pagesave me shërbime bazike për këto kategori, por hapja e një llogarie bankare nuk është detyrim.
Por sa pensionistë përfitojnë nga ky projektligj? Sipas të dhënave të siguruara nga SCAN TV, aktualisht janë 73.950 pensionistë që marrin pensionin përmes bankave dhe 666.300 e marrin në postë.
Pra e thënë ndryshe, aktualisht 10 për qind e pensionistëve marrin pensionin përmes bankave tregtare, kategori e cila do të përfitojë shërbime me zero komision, duke filluar nga komisioni i mirëmbajtjes së llogarisë i cili është mesatarisht 150 lekë në muaj apo 1800 mijë lekë në vit.
Ligji i ri për llogaritë bazike, ku përcaktohen kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero, parashikohet edhe opsioni i transferimit të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.
Ndërkohë më tarifë zero do të jenë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte; transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat on-line; transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave on-line.
Sipas ligjit, zgjerimi i mundësisë për aksesin në llogaritë e transaksioneve është një kusht i domosdoshëm për të arritur objektivin kryesor, duke synuar të arrijë një raport të zotërimit të llogarisë në nivelin 70%.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

A ka mbaruar “beteja” kundër çmimeve në Shqipëri? - Raiffeisen Research: Jo! Turizmi dhe tregu i qëndrueshëm i punës do të nxisin inflacionin
Institucioni kërkimor “Raiffeisen Research”, i cili ofron një pasqyrë të plotë mbi tendencat aktuale ekonomike, tregon përmes një publikimi se beteja e......

Grekët “dehin” Europën! - Eksportet e pijeve alkoolike, 100 milionë euro në vitin 2023
Eksportet e pijeve alkoolike greke në vitin 2023 thyen barrierën prej 100 milionë eurosh. Natyrisht rritja e çmimit luajti një rol vendimtar në këtë zhvillim,......

Armatimi i Europës, një domosdoshmëri - Duhen në mënyrë urgjente kompani më të mëdha ushtarake
Armin Paperger, CEO i Rheinmetall - furnizues kryesor ndërkombëtar i sistemeve për industrinë e mbrojtjes dhe një nxitës i inovacioneve largpamëse në tregjet......

Sa do t’i rrisë pagat reduktimi i tatimit? - Fashat e reja nga Korriku, lehtësi për të punësuarit
Ministra e Financave po harton disa ndryshime fiskale që lidhen me taksimin e pagave, të cilat pritet të miratohen brenda këtij muaji dhe të hyjnë në fuqi në......

Forcohet Dollari amerikan ndërsa valutat e tjera qëndrojnë statike!
Dollari amerikan ka fituar pikë duke regjistruar rritje teksa është blerë sot me 95 lekë dhe është shitur me 96 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Kina kritikon SHBA: Po krijoni probleme! - Kufizim i tepruar i eksporteve të gjysëmpërcuesve
Administrata e Presidentit Joe Biden rishikoi rregullat që e bëjnë më të vështirë për Kinën aksesin e çipave të inteligjencës artificiale të SHBA dhe mjeteve......

Microsoft dhe OpenAI përgatisin ‘Stargate” - Një superkompjuter për Inteligjencën Artificiale
Investime të tjera të mëdha në inteligjencën artificiale përfshijnë së fundmi dhe ndërtimin e “Stargate”, një superkompjuter i bazuar në IA në zhvillim nga......

Vendet më të mira për të bërë biznes - Singapori, Danimarka dhe SHBA mbeten të parat në listë
Singapori mbetet vendi më i mirë në botë për të bërë biznes, siç ka ndodhur në 16 vitet e fundit. Faktorët që konfirmojnë vendin e Azisë Juglindore si një......