A ka mbaruar “beteja” kundër çmimeve në Shqipëri? - Raiffeisen Research: Jo! Turizmi dhe tregu i qëndrueshëm i punës do të nxisin inflacionin

Institucioni kërkimor “Raiffeisen Research”, i cili ofron një pasqyrë të plotë mbi tendencat aktuale ekonomike, tregon përmes një publikimi se beteja e Shqipërisë kundër inflacionit nuk ka përfunduar akoma. Edhe pse inflacioni në shkurt regjistroi nivelin më të ulët në dy vite, sipas të dhënave të institucionit çmimet pritet të rriten sërish gjatë periudhës së verës, të nxitura kryesisht nga turizmi.
Në muajin shkurt inflacioni u ngadalësua më shumë nga sa pritej dhe kjo ka bërë që ekipi i “Raiffeisen Research” të rregullojë prashikimet për këtë tregues. Tani parashikohet që norma bazë të arrijë në 3.75% deri në fund të vitit, në vend të 4.5% të parashikuar më parë.
Nga ana tjetër, presionet inflacioniste pritet të nxiten edhe nga tregu i punës i cili vazhdoi të forcohet në tremujorin e katërt të vitit 2023, me papunësinë që mbetet e qëndrueshme në 10.7% dhe normën e punësimit u rrit me 0.2 pikë përqindje.
Gjithashtu, pagat mesatare mujore bruto pësuan një rritje të konsiderueshme prej 13.7% në terma vjetorë, çka mund të jetë një faktor tjetër nxitës i normës së çmimeve.
Sipas publikimit, kostot më të ulëta të importit dhe leku i fortë kanë kontribuar në ngadalësimin aktual të inflacionit, megjithatë inflacioni i brendshëm, edhe pse në rënie të lehtë, mbetet më i qëndrueshëm.
Inflacioni bazë neto (i cili përjashton zërat e luhatshëm dhe jep një pasqyrë më të qartë të tendencave afatmesme të inflacionit) ka mbetur i qëndrueshëm në rreth 3.3%, sipas BSH-së, njësoj me tremujorin e mëparshëm.
Kjo sugjeron presione të vazhdueshme të çmimeve të brendshme për shkak të kërkesës së fortë për mallra dhe shërbime, si dhe faktorë që lidhen me tregun e punës.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Grekët “dehin” Europën! - Eksportet e pijeve alkoolike, 100 milionë euro në vitin 2023
Eksportet e pijeve alkoolike greke në vitin 2023 thyen barrierën prej 100 milionë eurosh. Natyrisht rritja e çmimit luajti një rol vendimtar në këtë zhvillim,......

Armatimi i Europës, një domosdoshmëri - Duhen në mënyrë urgjente kompani më të mëdha ushtarake
Armin Paperger, CEO i Rheinmetall - furnizues kryesor ndërkombëtar i sistemeve për industrinë e mbrojtjes dhe një nxitës i inovacioneve largpamëse në tregjet......

Sa do t’i rrisë pagat reduktimi i tatimit? - Fashat e reja nga Korriku, lehtësi për të punësuarit
Ministra e Financave po harton disa ndryshime fiskale që lidhen me taksimin e pagave, të cilat pritet të miratohen brenda këtij muaji dhe të hyjnë në fuqi në......

Forcohet Dollari amerikan ndërsa valutat e tjera qëndrojnë statike!
Dollari amerikan ka fituar pikë duke regjistruar rritje teksa është blerë sot me 95 lekë dhe është shitur me 96 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Kina kritikon SHBA: Po krijoni probleme! - Kufizim i tepruar i eksporteve të gjysëmpërcuesve
Administrata e Presidentit Joe Biden rishikoi rregullat që e bëjnë më të vështirë për Kinën aksesin e çipave të inteligjencës artificiale të SHBA dhe mjeteve......

Microsoft dhe OpenAI përgatisin ‘Stargate” - Një superkompjuter për Inteligjencën Artificiale
Investime të tjera të mëdha në inteligjencën artificiale përfshijnë së fundmi dhe ndërtimin e “Stargate”, një superkompjuter i bazuar në IA në zhvillim nga......

Vendet më të mira për të bërë biznes - Singapori, Danimarka dhe SHBA mbeten të parat në listë
Singapori mbetet vendi më i mirë në botë për të bërë biznes, siç ka ndodhur në 16 vitet e fundit. Faktorët që konfirmojnë vendin e Azisë Juglindore si një......

“Rikthehet” besimi në ekonomi - Për herë të parë gjatë këtij viti. “Rrëshket” sektori i ndërtimit
Treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi një kthesë rritëse me 2.5 pikë në muajin mars, pasi regjistroi rënie gjatë dy muajve të mëparshëm, ndërsa qëndron 7 pikë......