Europa Postuar më 3 Prill 2024, 10:04

Energjia e rinovueshme, BE i jep 1 mld euro Greqisë - Dy projektet pritet të përfundojnë brenda vitit 2025

Nga SCAN TV
Energjia e rinovueshme, BE i jep 1 mld euro Greqisë - Dy projektet pritet

Komisioni Europian njoftoi se i ka hapur rrugën Greqisë për të investuar 1 miliardë euro në mbështetje të dy projektevw historike të prodhimit dhe ruajtjes së energjisë së rinovueshme që do të përfundojnë deri në mesin e vitit 2025.

Projekti ‘Faethon’ parashikon ndërtimin e dy njësive fotovoltaike, secila me një kapacitet prej 252 MW, së bashku me njësitë e integruara të depozitimit termik të kripës së shkrirë dhe një nënstacion me tension ekstra të lartë. Ky plan është projektuar për të mundësuar ruajtjen dhe konvertimin e energjisë së tepërt për përdorim në kohën e pikut të konsumit të energjisë elektrike.

Projekti ‘Seli’, përfshin ndërtimin e një njësie fotovoltaike 309 MW me një sistem të integruar të ruajtjes së energjisë bateri litium-jon, që synon optimizimin e prodhimit të energjisë elektrike dhe stabilitetin e rrjetit.

Fondet u miratuan për përdorim sipas rregullave të BE-së për Ndihmën Shtetërore, me arsyetimin se mbështetja ishte e nevojshme dhe e përshtatshme për të përmbushur qëllimet e BE-së për dekarbonizimin.

Masat do të ndihmojnë BE-në dhe Greqinë të përmbushin objektivat e dekarbonizimit dhe neutralitetit të klimës, si dhe do të zvogëlojnë varësinë nga karburantet fosile të importuara.

Ekzekutivi i BE-së pret që të dy projektet të rrisin prodhimin e energjisë së rinovueshme në Greqi me 8% krahasuar me nivelet e vitit 2020.

Njësitë e magazinimit në të dy projektet janë krijuar për të ndihmuar në shkëputjen e dërgesës së energjisë elektrike nga prodhimi dhe për të zbutur natyrën e ndërprerë të energjisë diellore, arritje të konsideruara të rëndësishme nga ekzekutivi i BE-së për të siguruar fleksibilitet, stabilitet dhe besueshmëri të sistemeve të ardhshme të energjisë.

Fleksibiliteti i sistemit është veçanërisht i nevojshëm në sistemin e energjisë elektrike të BE-së, ku pjesa e energjisë së rinovueshme vlerësohet të arrijë rreth 69% deri në vitin 2030 dhe 80% deri në vitin 2050, thuhet në deklaratën e Komisionit Europian.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat