Analiza/ Çfarë pritet nga një rikthim i Trump? - Konfliktet e Nxehta dhe Lufta Tregtare

Ndërsa peizazhi politik evoluon drejt zgjedhjeve të vitit 2024, mundësia për një rikthim të dytë të Trump ngre pyetje mbi vazhdimësinë e politikave të tij jokonvencionale. Sondazhet e deritanishme tregojnë se mbështetja e popullit amerikan për ish-presidentin ka pësuar një rritje të dukshme. Rikthimi i tij parashikohet të sjellë një ndryshim të drejtimit të luftës në Ukrainë, marrëdhënie më të mira me Rusinë, tensione me BE-në, një luftë tregtare me Kinën dhe një mbështetje më të madhe për Izraelin.
Në lidhje me konfliktin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, një mandat i dytë i Trump do të kufizonte plotësisht mbështetjen e SHBA-së ndaj Ukrainës. Trump ka kritikuar vazhdimisht përpjekjet e SHBA-së për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi rus. Ai ka deklaruar se do të kërkojë kompensim nga Evropa për sasinë e madhe të pajisjeve ushtarake që SHBA ka dërguar në Ukrainë dhe ka bërë thirrje për ndërprerje të fondeve. Sipas tij, luftës në Ukrainë mund t’i jepet fund brenda 24 orëve duke përdorur taktika kërcënuese për t’i ulur të dyja palët në tavolinën e negocimit. Specifikisht, plani do të ishte kërcënimi i Ukrainës me ndërprerje të ndihmave financiare, ushtarake dhe humanitare, e në të njëjtën mënyrë kërcënimi i Rusisë me një rritje të ndihmave ndaj kundërshtarit.
Megjithatë, çdo fitim i Rusisë nga kjo luftë do ta nxiste këtë të fundit të përpiqej të rifitonte ish-territore në Moldavi ose në vendet Baltike. Nga ana tjetër Joe Biden është zotuar për mbështetje të qëndrueshme ndaj Ukrainës, duke u angazhuar në debate me Kongresin për akordimin e një ndihme shtesë prej 61 miliardë dollarësh. Administrata pati njoftuar më herët shpërndarjen e këstit të 53-të të ndihmës së sigurisë për Ukrainën, një paketë prej 200 milionë dollarësh.
Për Bashkimin Evropian, kërcënimi më i madh që vjen nga Trump është siguria. Ky i fundit ka bërë të ditur se nuk do të mbrojë asnjë vend të NATO-s që nuk ka shpenzuar 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, madje do të nxiste Rusinë që të sulmonte dhe do të tërhiqte SHBA-në nga aleanca ushatrake. Kjo mund të detyrojë BE-në të rivlerësojë strategjinë e saj të mbrojtjes dhe të përshpejtojë investimet në masat e sigurisë kolektive për të mbrojtur stabilitetin dhe sovranitetin e shteteve anëtare të cenueshme.
Trump, i njohur për qëndrimin e tij kundër tregtisë së lirë, gjatë mandatit të tij të parë vendosi tarifa mbi çelikun dhe aluminin nga BE dhe Kina. Një rikthim i tij në pushtet do të shoqërohej me një shtim të këtyre tarifave dhe një luftë tregtare në shkallë të gjerë do të dëmtonte më shumë BE-në, duke pasur parasysh varësinë e saj më të madhe tregtare.
Nga ana tjetër, Kina është vendi që e konkurron më fuqishëm SHBA-në në aspektin ekonomik. Në vitin 2018, Trump filloi një luftë tregtare duke vendosur tarifa mbi importet kineze. Asgjë nuk mund të përjashtohet duke marrë parasysh paparashikueshmërinë dhe retorikën e tij të ashpër ndaj Kinës, megjithatë diçka është e sigurt, kushdo që të zgjidhet president nuk do të ndryshojë drejtimin e përgjithshëm të konkurrencës strategjike të Amerikës me Kinën.
Për sa i takon luftës midis Izraelit dhe Palestinës, Biden dhe Trump ndajnë të njëjtën qasje. Pavarësisht se kush fiton zgjedhjet në nëntor të këtij viti, mbështetja ndaj Izraelit do të vazhdojë dhe do të ketë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve, marrëveshje që pritet të favorizojë Izraelin.
Ledina Elezi/SCAN

Gjysma e të rriturve vuajnë nga stresi financiar - Të ardhurat e pakta dhe inflacioni janë arsyet kryesore
Të paktën gjysma e të rriturve në një sërë ekonomish të mëdha raportojnë se janë të stresuar për financat e tyre personale dhe thonë se inflacioni është një......

Energjia e rinovueshme, BE i jep 1 mld euro Greqisë - Dy projektet pritet të përfundojnë brenda vitit 2025
Komisioni Europian njoftoi se i ka hapur rrugën Greqisë për të investuar 1 miliardë euro në mbështetje të dy projektevw historike të prodhimit dhe ruajtjes së......

Reformat e ujësjellësit po jep rezultate të dukshme - Balluku: Rreth 53 milionë lekë të arkëtuara më shumë se shkurti i 2023
Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisaë Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deklaroi se si......

Çmim i favorshëm energjie për ujësjellësit - ERE miraton tarifat, nis procedura dhe për energjinë e furrave të bukës
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet me të cilët do ta paguajnë energjinë elektrike ujësjellësit, gjatë vitit 2024, duke mbajtur në fuqi tarifat......

Ekonomia ngadalësoi ritmin në vitin 2023 - PBB-ja ngjitet me 3.44%. Ndërtimi dhe administrata publike “udhëhoqën” rritjen
Ekonomia është ngadalësuar në vitin 2023 tregojnë të dhënat më të fundit të INSTAT. Me vlerësimin e tremujorit të fundit, INSTAT jep një vlerësim paraprak të......

Ujësjellësit, 310 mln lekë subvencione nga buxheti - Shani: 91% e vlerës u përdor për likujdimin e borxheve të energjisë
Ujësjellësit morën 310 mln lekë subvencione nga buxheti i shtetit vitin që shkoi, duke shënuar ulje me 50 mln lekë në raport me një vit më parë. Gjatë......

Bizneset në vend, "pro" tranzicionit të gjelbër - RCC: Jemi më optimistët në rajon për kalimin në një ekonomi "green"
Edhe pse ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duken të ndërgjegjësuara për çështjet lidhur me mjedisin, shprehen se çmimet e energjisë dhe efiçenca e burimeve të......

Llogaritë bankare me komision 0 bëhen realitet - Përfitojnë pensionistët dhe kategoritë sociale në nevojë
“Çdo pensionist që dëshiron të transferojë pensionin në bankë apo çdo individ nga kategoritë në nevojë, ka të drejtë të hapë një llogari bazike bankare, e cila......