Shqipëria Postuar më 3 Prill 2024, 10:51

Çfarë ndikimi pati kursi i këmbimit gjatë vitit 2023? - Analiza e BSH/ Nga arsyet e mbiçmimit të lekut, deri tek impakti në ekonomi

Nga SCAN TV
Çfarë ndikimi pati kursi i këmbimit gjatë vitit 2023? -

Përgjatë vitit 2023 monedha vendase u forcua me ritme të shpejta. Sipas të dhënave, forcimi i lekut kulmoi fillimisht në muajin korrik të vtit që lamë pas, ku kursi euro/lek zbriti në mesatarisht 103.2 lekë, me një mbiçmim vjetor të lekut prej 12.1%.

Pas dobësimit të lehtë në muajt që pasuan, leku u forcua përsëri në dy muajt e fundit të vitit 2023 teksa kursi euro/lek preku një tjetër nivel të ulët, prej 102.8 lekësh, në muajin dhjetor. Por cilat kanë qenë arsyet e mbiçmimit të lekut? “Banka e Shqipërisë ka kryer një analizë ku trajton në mënyrë të përmbledhur këto arsye.

Banka ndjek një regjim të lirë të kursit të këmbimit, çka nënkupton se kursi i këmbimit pasqyron raportin mes kërkesës dhe ofertës së valutës. Ky raport diktohet kryesisht nga dinamikat e shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë.

Pra nga analiza e Bankës del se trendi valutor në Shqipëri gjatë vitit 2022, por edhe gjatë vitit 2023, dhe forcimi i lekut janë ndikuar nga përmirësimi i sektorit të jashtëm. Pra, kjo ka ardhur kryesisht si rjedhojë e rritjes së eksporteve të shërbimeve dhe rritje e vazhdueshme të investimeve të huaja direkte.

Sipas “Bankës së Shqipërisë” ecuria mbiçmuese e monedhës vendase ka reflektuar edhe rritjen e besimit ndaj monedhës sonë kombëtare në tregun valutor. Duke u fokusuar në zhvillimet e vitit 2023, forcimi i kursit të këmbimit duket se është diktuar nga një tepricë e lartë oferte në tregun e brendshëm valutor.

Por çfarë impaktesh ka patur kursi i këmbimit në ekonomi? Është analizuar edhe më herët impakti që ka patur kjo luhatje e kursit të këmbimit, sidomos për familjet, megjithatë sipas “Bankës së Shqipërisë” ndikimi i mbiçmimit të kursit të këmbimit në ekonomi ka qenë në tërësi pozitiv. Së pari, ai ka rezultuar në norma më të ulëta inflacioni, një gjë e dukshme kjo si në kontekstin rajonal.

Duke patur norma më të ulta inflacioni kemi një rritje më të ngadaltë të normës bazë, duke prodhuar një ndikim më pak negativ në rritjen ekonomike. Së dyti, mbiçmimi i kursit ka ndikuar pozitivisht në forcimin e stabilitetit financiar.

Kjo është pasqyruar në përmirësimin e aftësisë paguese të huamarrësve në valutë, çka ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së bilanceve të sektorit bankar. Së treti, mbiçmimi i monedhës vendase ka reduktuar borxhin e jashtëm të sektorit privat e publik

Xhorxhina Deda/SCAN

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 3 Prill

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan duket se ka humbur disi pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat