Prezantohet “Paketa e Maleve” - Kryeministri Rama: Amendim ligjit për të zgjidhur problematikat për tokat
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në prezantimin e “Paketës së Maleve”. Ai u shpreh se “vetëm në ditën e parë pati 800 shprehje intetresi dhe shumica dërrmuese janë shqiptarë jashtë Shqipërisë, çka flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë”.
Më tej ai tha: “E bëjmë këtë takim sepse po ecet me ritëm të ulët në raport me atë që paketa ka vetë në thelb shpejtësinë, në kuptimin e një burokracie të lehtësuar dhe për ti dhënë një përgjigje shumë të shpejtë atyre që shprehin interes dhe kjo vonesë është dekurajuse për ata që kanë shprehur interes dhe nuk kanë marrë ende përgjigje. Është krejtësisht e kundërta e frymës me të cilat u konceptua kjo paketë. Kam kërkuar të bëhet amendimi i ligjit në mënyrë që të zgjidhet problematika për tokat”.
Ndërkohë, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, u shpreh: “Udhëzimi është shumë i qartë për lehtësitë që kanë bashkitë për përcaktimin e këtyre zonave sa i takon prioriteteve për t’i shpallur si zona prioritare, në mënyrë që ata që kanë interes të kenë mundësi për të zhvilluar këto zona.
Vetëm në 5 bashki janë 33 projekte që janë evidentuar që kanë potencial të lartë, vlera e tyre fillon nga 10 milionë euro, bëhet fjalë për vende të reja pune dhe krijimin e një zinxhiri të plotë ekonomik. Nuk do ketë problematika në territor, procedurat do vazhdojnë vetëm kur nuk ka konflikte”.
Sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, “Paketa e Maleve” është një politikë e re që i jep zgjidhje një problematke të vjetër. “Kemi menduar një mekanizëm që kërkon një koordinim të të gjithë institucioneve që ai potencial që ky territor ka të zhvillohet dhe çlirohet nga problematikat e së kaluarës. Duhet të ndiqni shembullin e Tropojës, Elbasanit, Belshit, Përmetit, Skraparit, që kanë paraqitur kërkesën e tyre, pasi 500 përfituesit e parë kanë edhe lehtësi fiskale. Do t’u japim investitorëve të drejtën që të blejnë tokën me një çmim simbolik 1 euro me qëlllim bërjen e investimeve dhe nxitjen e turizmit gjithëvjetor”.

“Zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese” - Raporti final i OSBE-ODIHR: Votimi nga jashtë u menaxhua mirë
OSBE-ODIHR ka publikuar raportin final të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të zhvilluara më 11 maj të këtij viti. Referuar edhe raportit të mëparshëm......

5.34% më shumë shtetas nga rajoni vizituan Shqipërinë këtë verë/ Kosova dhe Maqedonia e Veriut kryesuan me numrin më të lartë
Turizmi në Shqipëri po përjeton një periudhë të artë zhvillimi, ku gjithnjë e më shumë vizitorë nga rajoni dhe më gjerë zgjedhin vendin tonë si destinacionin......

Infrastruktura e Shqipërisë, në fokus të investimeve të BE - Sa më shumë reforma realizohen nga vendi ynë, aq fonde lirohen edhe nga Unioni
Edhe këtë radhë, infrastruktura është fokusi kryesor i investimeve të BE në Shqipëri. Shumica e parave që po jepen për vendin tonë nga Plani i Rritjes......

Sa eksporton nëntoka shqiptare? Rreth 1.37 miliardë euro, ose sa 5.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto
“Scan Intel” ka analizuar vlerën e asaj që prodhon nëntoka shqiptare në një vit, të paktën në eksport. Për këtë arsye janë marrë në filtër eksportet e 14......

Bonusi i pensionistëve, cilat janë kategoritë që përfitojnë? - Harta/ 72.8% e përfituesve ndaj totalit janë të moshuar në zonat urbane
Afro 521 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të marrin shpërblim në fundvit nga 10-15 mijë lekë, në varësi të nivelit të pensionit që kanë, nëse është më......

Greqia “studion” krizën e banesave - Dy strategjitë e qeverisë për të frenuar mungesën e strehimit
Qeveria greke ka njoftuar përdorimin e dy metodave për të përballuar krizën e banesave në vend: banesat sociale dhe qiraja sociale. Sipas Ministrisë së......

BE dhe SHBA bashkohen kundër Rusisë - Vendosin sanksione të reja për naftën dhe gazin rus
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, në përpjekje për ta detyruar Kremlinin të pranojë një armëpushim të......

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër/ Rama: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën plenare të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër, e cila u drejtua nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar,......