Analiza Postuar më 23 Tetor 2025, 12:48

Instituti i Vienës për ekonominë shqiptare/ Parashikimet e vjeshtës flasin për një rritje ekonomike prej 3.5% në vitin 2025

Nga Scan TV

Instituti i Vienës për ekonominë shqiptare/ Parashikimet e

“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e vjeshtës për vitin 2025 duke e ulur normën e rritjes ekonomike, krahasuar me projeksionet e verës së këtij viti të publikuara në muajin Korrik. Referuar të dhënave të buletinit të fundit, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë do të zgjerohet me 3.5% këtë vit, nga 3.7% që ishin projeksionet e mëparshme.  

Sipas Raportit, presionet inflacioniste vazhduan të jenë të moderuara dhe nën nivelin e synuar nga banka qendrore, pasi inflacioni bazë mbetet relativisht i ulët. Politika monetare vazhdon të mbështesë ekonominë, ndërsa sistemi SEPA, që është në funksion që nga tetori 2025, do të forcojë më tej integrimin financiar me Bashkimin Europian dhe do të intensifikojë e formalizojë transaksionet ndërkufitare.

Turizmi dhe dërgesat e emigrantëve po përmirësojnë bilancin e jashtëm, dhe interesi i investitorëve të huaj mbetet i lartë. Megjithatë, forcimi i mëtejshëm i lekut po krijon vështirësi për bizneset eksportuese.

 “Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” parashikon se Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova pritet të kenë rritjen më të lartë ekonomike në rajon për vitin aktual, por edhe për dy vitet e ardhshme. Theksojmë se për Kosovën Prodhimi i Brendshëm Bruto, për vitin 2025, pritet të zgjerohet me 3.9%.

Instituti i Vienës, sipas parashikimeve, thotë se vendi me rritjen më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor, përgjatë vitit 2025 pritet të jetë Serbia me vetëm 2%.

Vlerësimet për Shqipërinë sa i përket çmimeve të konsumit parashikojnë që norma e inflacionit të jetë në 2.7%, më lart se vitin e kaluar, por më mire rajoni. Ndërkohë, norma e papunësisië po për vitin aktual pritet të jetë në 8.4%, sërish më e ulta në rajon.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat