Ulen rreziqet e kredisë për blerje pasurish të paluajtshme - Raporti i BSH: Viti 2023 u mbyll me tregues të përmirësuar. Parashikimet për 2024-ën

Sektori bankar shqiptar e mbylli vitin 2023 me një rezultat financiar pozitiv, me një nivel të lartë të treguesve të likuiditetit e kapitalizimit të veprimtarisë, të pasqyruar në një normë të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 18% dhe me tregues të përmirësuar të cilësisë së kredisë.
Në raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2023 theksohet se, sektori shfaqet rezistent ndaj goditjeve dhe me rreziqe të kontrolluara. Nga ana tjetër, treguesit që lidhen me rritjen e kredisë, pozicionin e likuiditetit, luhatjet në tregun valutor, përqendrimin e ekspozimeve dhe të aktivitetit të sistemit financiar flasin për rreziqe të kontrolluara. Ndërkohë, rreziqet që lidhen me treguesit e kredisë në valutë, të hendekut negativ të likuiditetit midis aktiveve dhe detyrimeve për maturitetet afatshkurtra dhe të kredisë për blerje pasurish të paluajtshme janë ulur.
Sektori bankar pati një performancë financiare pozitive përgjatë vitit 2023, ku aftësitë e kompanive për të paguar detyrimet e tyre afatshkurtra të borxhit, kapitalizmi i veprimtarisë, numri dhe cilësia e kredive shënuan një rritje të konsiderueshme, vlerësohet në raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin e kaluar. Ndërkohë, rreziqet e veprimtarisë bankare kanë qenë të kontrolluara.
Zhvillimet rregullatore dhe infrastrukturore në fushën e sistemeve të pagesave kanë sjellë zgjerimin e përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesave (me 25.5% në 2023). Shtimi i institucioneve të parasë elektronike ka nxitur përdorimin e këtyre instrumenteve, ndërsa përmirësimet në infrastrukturë kanë ulur kostot për kryerjen e pagesave.
Banka Qendrore vlerëson se aktiviteti ekonomik parashikohet të ngadalësohet disi gjatë vitit 2024, por do të vijojë të shënojë ritme pozitive rritjeje. Rritja ekonomike do të përfitojë nga shëndeti i bilanceve të sektorit privat, nga ruajtja e një ambienti të qëndrueshëm bankar e financiar, nga vazhdimi i mbështetjes me kredi dhe nga vijimi i rritjes së të ardhurave nga eksporti. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të vijojë të pasqyrohet në rritje të mëtejshme pagash e punësimi, çka do të ndihmojë në zgjerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve shqiptare.
Bazuar në të dhënat e dy muajve të parë të vitit, Banka e Shqipërisë i qëndron vlerësimeve të saj se inflacioni do të ankorohet në objektivin prej 3% brenda vitit 2024.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

OSHEE prezanton skemën e re lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të ndryshme të klientëve!
OSHEE Group ka prezantuar skema të reja lehtësuese për barrën e faturave të papaguara të energjisë elektrike për klientët tanë familjarë dhe jo familjarë,......

Zyrat e këmbimit valutor, rekord në 2023-shin - U licencuan 52 të reja duke arritur në total 621 “exchange”
Numri i zyrave të këmbimit valutor ka ardhur në rritje nga vit në vit tregojnë të dhënat e “Bankës së Shqipërisë”. Gjatë vitit 2023, u licencuan 52 zyra të......

Republikanët amerikanë: Nuk duam mish laboratori! - Shtohet presioni për të ndaluar përdorimin
Që nga fillimi i këtij viti, republikanët në të paktën shtatë shtete federale kanë prezantuar një projektligj që ndalon shitjen, ose shpërndarjen e mishit të......

Çfarë ndikimi pati kursi i këmbimit gjatë vitit 2023? - Analiza e BSH/ Nga arsyet e mbiçmimit të lekut, deri tek impakti në ekonomi
Përgjatë vitit 2023 monedha vendase u forcua me ritme të shpejta. Sipas të dhënave, forcimi i lekut kulmoi fillimisht në muajin korrik të vtit që lamë pas, ku......

Rusia anashkalon sanksionet duke paguar me kripto - Transaksionet e kriptomonedhave nga kompani ruse si “Kallashnikov”
Kriptomonedha Tether ka evoluar në një nga mënyrat më të rëndësishme të pagesës në çdo lloj tregu të zi dhe supozohet të mbështetet nga dollari, por......

Rritja e çmimeve të naftës: Çfarë po e shtyn koston e saj?
Çmimet e naftës së papërpunuar Brent arritën një nivel të ri mbi pesë muaj të martën në mëngjes, në 88.3 dollarë për fuçi. Kjo ishte një rritje javore prej......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka humbur disi pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Analiza/ Çfarë pritet nga një rikthim i Trump? - Konfliktet e Nxehta dhe Lufta Tregtare
Ndërsa peizazhi politik evoluon drejt zgjedhjeve të vitit 2024, mundësia për një rikthim të dytë të Trump ngre pyetje mbi vazhdimësinë e politikave të tij......