Zyrat e këmbimit valutor, rekord në 2023-shin - U licencuan 52 të reja duke arritur në total 621 “exchange”

Numri i zyrave të këmbimit valutor ka ardhur në rritje nga vit në vit tregojnë të dhënat e “Bankës së Shqipërisë”. Gjatë vitit 2023, u licencuan 52 zyra të reja të këmbimit valutor dhe iu revokua licenca 14 zyrave ekzistuese. Të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2023 ushtronin aktivitetin 621 zyra gjithsej të këmbimit valutor. Viti që lamë pas regjistron numrin më të lartë të zyrave të këmbimit valutor që nga viti 2015-të.
Krahasuar me vitin e kaluar numri i zyrave të këmbimit valutor të licencuara nga Banka e Shqipërisë është rreth 6.5% më i lartë. Shifrat tregojnë se në vitin 2022 regjistroheshin gjithsej 583 zyra të këmbimit valutor. Ndërkohë, nëse krahasimin e bëjmë më vitin 2015-të, shohin se numri i tyre në vitin 2023 është rritur me rreth 56.4%.
Në vitin 2023, Banka e Shqipërisë pajisi me licencë 1 institucion të parasë elektronike dhe 1 subjekt financiar jobankë për ushtrimin e veprimtarisë “Blerja e kredive me probleme” dhe revokoi licencën e një subjekti me kërkesë të tij. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë miratoi ushtrimin e veprimtarisë financiare shtesë (ndërmjetës/agjent në sigurime) të 1 banke dhe të 1 subjekti financiar jobankë. Në fund të vitit 2023, ushtronin veprimtaritë financiare 39 subjekte financiare jobanka (përfshirë dhe institucione financiare të mikrokredisë) dhe institucione të parasë elektronike.
Për subjektet financiare jobanka dhe institucionet e parasë elektronike, u dhanë miratimet paraprake për 9 administratorë, 4 kryetarë të këshillit mbikëqyrës dhe 1 kryetar të komitetit të kontrollit. Në vitin 2023, u dha miratimi paraprak për riemërimin e 1 administratori të shoqërisë së kursim–kreditit.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Republikanët amerikanë: Nuk duam mish laboratori! - Shtohet presioni për të ndaluar përdorimin
Që nga fillimi i këtij viti, republikanët në të paktën shtatë shtete federale kanë prezantuar një projektligj që ndalon shitjen, ose shpërndarjen e mishit të......

Çfarë ndikimi pati kursi i këmbimit gjatë vitit 2023? - Analiza e BSH/ Nga arsyet e mbiçmimit të lekut, deri tek impakti në ekonomi
Përgjatë vitit 2023 monedha vendase u forcua me ritme të shpejta. Sipas të dhënave, forcimi i lekut kulmoi fillimisht në muajin korrik të vtit që lamë pas, ku......

Rusia anashkalon sanksionet duke paguar me kripto - Transaksionet e kriptomonedhave nga kompani ruse si “Kallashnikov”
Kriptomonedha Tether ka evoluar në një nga mënyrat më të rëndësishme të pagesës në çdo lloj tregu të zi dhe supozohet të mbështetet nga dollari, por......

Rritja e çmimeve të naftës: Çfarë po e shtyn koston e saj?
Çmimet e naftës së papërpunuar Brent arritën një nivel të ri mbi pesë muaj të martën në mëngjes, në 88.3 dollarë për fuçi. Kjo ishte një rritje javore prej......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka humbur disi pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Analiza/ Çfarë pritet nga një rikthim i Trump? - Konfliktet e Nxehta dhe Lufta Tregtare
Ndërsa peizazhi politik evoluon drejt zgjedhjeve të vitit 2024, mundësia për një rikthim të dytë të Trump ngre pyetje mbi vazhdimësinë e politikave të tij......

Gjysma e të rriturve vuajnë nga stresi financiar - Të ardhurat e pakta dhe inflacioni janë arsyet kryesore
Të paktën gjysma e të rriturve në një sërë ekonomish të mëdha raportojnë se janë të stresuar për financat e tyre personale dhe thonë se inflacioni është një......

Energjia e rinovueshme, BE i jep 1 mld euro Greqisë - Dy projektet pritet të përfundojnë brenda vitit 2025
Komisioni Europian njoftoi se i ka hapur rrugën Greqisë për të investuar 1 miliardë euro në mbështetje të dy projektevw historike të prodhimit dhe ruajtjes së......