OSHEE prezanton skemën e re lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të ndryshme të klientëve!

OSHEE Group ka prezantuar skema të reja lehtësuese për barrën e faturave të papaguara të energjisë elektrike për klientët tanë familjarë dhe jo familjarë, buxhetorë ose jo buxhetorë. Këto skema, të ashtuquajtura “aktmarrëveshje”, ofrojnë lehtësim financiar dhe theksojnë përkushtimin tonë ndaj përgjegjësisë sociale, mirëqenies së klientëve familjarë dhe komunitetit të biznesit.
“Gjatë vitit 2024 do të aplikojmë aktmarrëveshjet për shlyerjen me këste të faturave të energjisë, të papaguara deri në 31 dhjetor 2022, duke siguruar që klientët tanë të marrin mbështetjen e nevojshme për prapambetjet në pagesat e kohërave të vështira (gjatë dhe pas pandemisë). Këta klientë duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të jenë likuiduar përpara lidhjes së aktmarrëveshjes së shlyerjes së debisë mes klientit dhe kompanisë OSHEE për periudhat e hershme,” thuhet në njoftim.
Masat lehtësuese janë të ndryshme, duke filluar nga: këstet fikse mujore për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për klientët familjar, falje ose lehtësim i kamatëvonesave në varësi të periudhës së shlyerjes dhe skema e kësteve të ndryshueshme, në varësi të masës së detyrimit për kategorinë e klientëve buxhetor dhe jo buxhetor.
Mes klientëve të biznesit, OSHEE Group është kujdesur veçanërisht për biznesin e vogël që ka, gjithashtu, lehtësi shtesë në skemën e shlyrjes së kamatëvonesave. Më konkretisht, përfitimet për secilën kategori klientësh janë si më poshtë:
o Klientët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 1,200 lekë.
o Klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 2,800 lekë.
o Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste të përcaktuara në bazë të vlerës së debisë si më poshtë:
Vlera e detyrimit Numri maksimal i kësteve
100,000-300,000 lekë 24 këste
300,001-500,000 lekë 48 këste
500,001-800,000 lekë 60 këste
800,001-1,000,000 lekë 84 këste
mbi 1,000,000 lekë 120 këste
OSHEE Group miratoi po ashtu skemën e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimit të plotë të debisë së prapambetur deri në 31 dhjetor 2022. Klientët, që shprehin vullnetin t’i likuidojnë njëherësh të gjitha detyrimet e prapambetura me 1 (një) këst, përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masa të ndryshme, sipas kategorive më poshtë:
o Klientët familjarë të të gjitha llojeve përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.
o Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.
o Kategoria klientë jo familjarë - biznes i vogël përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.
Ftojmë të gjithë klientët, që duan të përfitojnë nga këto skema lehtësuese, të paraqiten në qendrat e Kujdesit Ndaj Klientit OSHEE Group dhe FSHU për të lidhur aktmarrëveshjen sipas kategorisë përkatëse.
E . S / SCAN
Sondazh

Zyrat e këmbimit valutor, rekord në 2023-shin - U licencuan 52 të reja duke arritur në total 621 “exchange”
Numri i zyrave të këmbimit valutor ka ardhur në rritje nga vit në vit tregojnë të dhënat e “Bankës së Shqipërisë”. Gjatë vitit 2023, u licencuan 52 zyra të......

Republikanët amerikanë: Nuk duam mish laboratori! - Shtohet presioni për të ndaluar përdorimin
Që nga fillimi i këtij viti, republikanët në të paktën shtatë shtete federale kanë prezantuar një projektligj që ndalon shitjen, ose shpërndarjen e mishit të......

Çfarë ndikimi pati kursi i këmbimit gjatë vitit 2023? - Analiza e BSH/ Nga arsyet e mbiçmimit të lekut, deri tek impakti në ekonomi
Përgjatë vitit 2023 monedha vendase u forcua me ritme të shpejta. Sipas të dhënave, forcimi i lekut kulmoi fillimisht në muajin korrik të vtit që lamë pas, ku......

Rusia anashkalon sanksionet duke paguar me kripto - Transaksionet e kriptomonedhave nga kompani ruse si “Kallashnikov”
Kriptomonedha Tether ka evoluar në një nga mënyrat më të rëndësishme të pagesës në çdo lloj tregu të zi dhe supozohet të mbështetet nga dollari, por......

Rritja e çmimeve të naftës: Çfarë po e shtyn koston e saj?
Çmimet e naftës së papërpunuar Brent arritën një nivel të ri mbi pesë muaj të martën në mëngjes, në 88.3 dollarë për fuçi. Kjo ishte një rritje javore prej......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka humbur disi pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Analiza/ Çfarë pritet nga një rikthim i Trump? - Konfliktet e Nxehta dhe Lufta Tregtare
Ndërsa peizazhi politik evoluon drejt zgjedhjeve të vitit 2024, mundësia për një rikthim të dytë të Trump ngre pyetje mbi vazhdimësinë e politikave të tij......

Gjysma e të rriturve vuajnë nga stresi financiar - Të ardhurat e pakta dhe inflacioni janë arsyet kryesore
Të paktën gjysma e të rriturve në një sërë ekonomish të mëdha raportojnë se janë të stresuar për financat e tyre personale dhe thonë se inflacioni është një......