Shqipëria Postuar më 3 Prill 2024, 13:00

Rekord ankesash për abuzim me të dhënat personale - Gjoba në disa sektorë. Nga pasuritë e paluajtshme, tek bankat

Nga SCAN TV
Rekord ankesash për abuzim me të dhënat personale - Gjoba në

Qytetarët kanë rritur ndërgjegjësimin për të kërkuar të drejtën e tyre sa i takon abuzimit me të dhënat personale. Referuar raportit vjetor të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale,  gjatë vitit 2023 u administruan 394 ankesa nga qytetarët, duke konfirmuar gjithnjë e më shumë kuptueshmërinë e qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj të drejte themelore.

Numri i ankesave regjistrohet në nivelin më të lartë të të paktën 5 viteve të fundit.  Nga vlerësimi i objektit të ankesave, ndër tipologjitë kryesore domino: përhapja e paligjshme të të dhënave personale; ushtrimi i të drejtës për akses për korrigjim/fshirje të të dhënave personale; marketingu i drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimet e pakërkuara dhe ofrimi i shërbimeve nga zyrat noteriale.

Zyra e Komisionerit përgjatë vitit që lamë pas realizoi 47 hetime administrative në kontrollues të ndryshëm, nga të cilat 32 me iniciativën e institucionit dhe 15 hetime janë zhvilluar për verifikimin e ankesave të qytetarëve. 9 procedura hetimi administrativ janë kryer në kontrollues publik dhe 38 të tjera në kontrollues privat.

Sektorët kryesore ku u zhvilluan procedurat e hetimeve administrative janë: sektori financiar jo bankar; sektori i arsimit;  sektori i administrimit dhe ndërmjetësimit të pasurive të paluajtëshme (real estate); sektori i shërbimeve postare; sektori i marketingut të drejtpërdrejtë; organet ligjzbatuese.

Në përfundim të tyre janë marrë 19 vendime të cilat korrespondojnë me 64 sanksione administrative, me një vlerë totale prej 47.400 euro për subjektet që janë kapur në shkelje të legjislacionit në fuqi, duke abuzuar në një farë forme me të dhënat personale të qytetarëve.

Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale del në konkluzionin se  zhvillimi teknologjik nxjerr akoma edhe më shumë në pah domosdoshmërinë e rritjes së investimeve, jo vetëm për përmirësimin e shërbimeve, por edhe për marrjen e masave për mbrojtjen e të dhënave në ofrimin e tyre.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 3 Prill

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan duket se ka humbur disi pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 94.8 lekë dhe duke u shitur me 95.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat