“Paga minimale në 60 mijë lekë” - Rama thirrje bizneseve: Rrisni standardet punonjësve! Jeni në konkurrencë me vendet e zhvilluara!

Kreu i Qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit nga qyteti i Durrësit deklaroi se punëtorët janë objektivi kryesor i qeverisë. Rama gjithashtu u shpreh se qëllimi kryesor i qeverisë është që viti 2023 të jetë viti i turizmit për Shqipërinë, duke i dhënë kështu mundësinë bizneseve rritjen ekonomike.
“Po rritet alarmi për mospërmbushjen e vendeve të punës me krahë pune se nuk ka më në Gjermani aq të rinj sa i duhen ekonomisë gjermane për të vijuar ajo që është. Kjo është problematika e të gjitha vendeve që do shpërthejë fare. Gara për të tërhequr krahë pune në anën tënde do jetë gara e çdo vendi. Gjermania po rend prej kohësh që të ketë sa më shumë dhe i duhen miliona, jo disa dhjetëra mijëra që nuk ia jep më dot procesi i lindjeve brenda. Ne jemi në pikën që është tani momenti i kthesës së madhe, tërmeti, pandemia dhe tani rritja e pagave.”- u shpreh kryeministri Rama.
Kryeministri u bën thirrje pronarëve të bizneseve të rrisin standardet punonjësve pasi konkurrenca është shumë e lartë krahasuar me vendet e zhvilluara.
“Merreni si detyrë patriotike këtë. Jemi në kohën e një luftë për mish njeriu. Vendet e zhvilluara do bëjnë çmos të thithin sa më shumë njerëz, nuk ka ku ti gjejnë, ata nuk lindin më. Ne duhet që patjetër të mos humbim më tepër madje edhe t’i kthejmë ata që kanë ikur këtu. Sot nuk jemi në fazën që u themi shqiptarëve që janë jashtë “hajde kthehuni ore”.”- theksoi Rama
Ndër të tjera në fjalën e tij, Rama theksoi se qeveria rriti pagat dhe se është radha e biznesit për kthesën e madhe.
“Kishim pagën minimale më të ulët në rajon. Sot jemi të tretët në rajon për pagën minimale dhe do ta çojmë ta rrisim në 45.0000 brenda mandatit dhe pa shkuar në 60.000 nuk na zë gjumi sepse nuk mjafton”. u shpreh Rama.
SCAN
Sondazh

Numri i vetëprodhuesve të energjisë arrin në 1025 - ERE: Shtrenjtimi i çmimit solli rritje të instalimeve
Numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike arriti në 1025 në fund të vitit 2022, ndërkohë që kapaciteti total i......

Rritja e pagave fillon nga mjekët. Zv.kryeministrja Balluku: Paketa e re, ndryshim deri në 77%
Rritja e pagave do të fillojë nga mjekët, të cilët do të përfitojnë deri në 77 % më shumë sesa aktualisht. Ka qenë kjo deklarata e zëvëndëskryeministres dhe......

‘Vetëm një shampanjë në Europë’ - Belgjika shkatërron mbi 2 mijë kanaçe birre amerikane!
Në Europë, shampanja nuk është një shaka. Vera e gazuar e prodhuar në rajonin me të njëjtin emër në Francën verilindore ka gëzuar një status të mbrojtur që nga......

Sa paguan një shqiptar taksa e tatime në një vit? - Banorët e qarkut të Tiranës me më shumë barrë tatimore
Arkëtimet për kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore kanë një performancë rritje me 10.8% Ndërsa nga tatimet dhe doganat ka një rritje në 15.6% në......

E gjithë Tirana me shërbimin Wifi? - Nga Sheshi Skëndërbej e deri në Kombinat. Cilat janë zonat që do të përfshihen
Kryeqyteti pritet të mbulohet në një sipërfaqe të konsiderueshme të tij nga shërbimi Wifi, për t’u ofruar qytetarëve aksesimin në internet. Për këtë arsye......

Bumi i pagesave elektronike, 450 milionë dollarë në një vit - 10.2 milionë transferta në total për pagesat e faturave, gjobave apo detyrimeve
Numri i pagesave me para elektronike ka shënuar një rritje të konsiderueshme si në numër dhe në vlerë gjatë vitit 2022, duke arritur në një total prej afro 450......

Tjetër kredi për parkun diellor në Karavasta - IFC, 41 mln euro hua për “Voltalia”: Ndihmë për qëndrueshmërinë klimatike
Kompania franceze “Voltalia”, që fitoi ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta do të marrë një kredi prej 41 mln euro, nga Korporata......

Pse kaq shumë euro në Shqipëri? Zbardhen të gjitha hyrje-daljet: Rezerva valutore 4.95 miliardë euro. Ministria e Financave efekt negativ, bankat efekt pozitiv
Shqipëria e ka nisur vitin 2023 me një rezervë valutore prej thuajse 5 miliardë eurosh, në një kohë që oferta e monedhës evropiane në treg vijon të mbetet ende......