Pse kaq shumë euro në Shqipëri? Zbardhen të gjitha hyrje-daljet: Rezerva valutore 4.95 miliardë euro. Ministria e Financave efekt negativ, bankat efekt pozitiv

Shqipëria e ka nisur vitin 2023 me një rezervë valutore prej thuajse 5 miliardë eurosh, në një kohë që oferta e monedhës evropiane në treg vijon të mbetet ende shumë e lartë duke vijuar edhe nënccmimin e fortë të saj në raport me lekun. Por nga vijnë këto flukse kaq të forta eurosh në shqipëri? Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, hyrjet dhe daljet prej të cilave ky vit e gjeti Shqipërinë me një rezervë valutore prej 4.95 miliardë eurosh janë si më poshtë:
Veprimet e lidhura me aktivitetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë pasur ndikim negativ në shumën 447.5 milionë Euro, sipas zërave të mëposhtëm: së pari, hyrje neto nga lëvrimi i huave të dhëna nga Banka Botërore 247.90 milionë Euro; dalje neto nga rinovimi i borxhit në valutë në tregun e brendshëm në shumën 30.87 milionë Euro; transferta për shërbimin e borxhit dhe të tjera 664.53 milionë Euro.
Faktori tjetër janë veprimet e bankave të nivelit të dytë dhe subjekteve të tjera, të cilat kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 322.63 milionë Euro, sipas zërave të mëposhtëm: derdhje nga bankat e nivelit të dytë në llogarinë e tyre pranë Bankës së Shqipërisë për plotësimin e rezervës së detyrueshme, administrimin e ekspozimeve në bilanc, etj. 3,3 miliardë Euro; transferta nga bankat e nivelit të dytë 3 miliardë Euro; dalje neto për llogari të subjekteve të tjera (ASD, etj.) 6.49 milionë Euro.
Faktori tjetër janë Veprimet e Bankës së Shqipërisë, të cilat kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 210.66 milionë Euro, sipas zërave të mëposhtëm: blerje neto të valutës nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera 202.22 milionë Euro: nga bankat e nivelit të dytë 131.54 milionë Euro, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë 60.60 milionë Euro, nga institucione të tjera 10.08 milionë Euro; hyrje nga interesa, kupona, etj. (të llogaritura në bazë cash-i) të krijuara nga investimi i rezervës valutore llogariten në 18.78 milionë Euro; transferta 10.34 milionë Euro.
Dhe së fundmi, Faktorët e tregut kanë pasur ndikim negativ në shumën 103.86 milionë Euro, sipas zërave të mëposhtëm: luhatjet në kursin e këmbimit të monedhave në përbërje të rezervës valutore kanë ndikuar pozitivisht vlerën e rezervës bruto të raportuar në Euro me 51.93 milionë Euro; efekti i rivlerësimit për portofolin, si rrjedhojë e luhatjes së normave të interesit, llogaritet në një vlerë negative 155.79 milionë Euro.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Hoteli më luksoz në botë për tranzit në aeroport! (FOTOT)
Pasagjerët që kalojnë tranzit përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Hamadit në kryeqytetin e Katarit mund të zgjedhin të largohen nga aeroporti dhe të bashkohen me......

200 milionë dollarë kompensim për CEO-n e Alphabet në vitin 2022 ndërsa ‘eliminoi’ 12 mijë punëtorë!
CEO i Alphabet Sundar Pichai mori 226 milionë dollarë në kompensim total në vitin 2022, shumica e të cilave erdhi përmes çmimeve të aksioneve, sipas një......

Thirrjet për t'u larguar nga dollari amerikan po rriten, por monedha e gjelbër mbetet ende ‘mbreti’!
Thirrjet për t'u larguar nga mbështetja në dollarin amerikan për tregti janë në rritje. Gjithnjë e më shumë vende nga Brazili në vendet e Azisë Juglindore po......

Turqit kërkojnë dollarë në pazarin e Stambollit - Shënohet nivel i ri historik i lirës pak para zgjedhjeve
Aktualisht në Turqi , njerëzit shkojnë më lehtë në pazar për të këmbyer lira turke me dollarë sesa në banka. Mbytja në tregjet financiare nga qeveria e......

Erdogan premton gaz natyror falas për familjet përpara zgjedhjeve
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan hapi çelësin për dërgimin e parë të gazit natyror të Turqisë në një termocentral në tokë nga një rezervë e zbuluar në Detin e......

Ulet sërish çmimi i naftës - Shkak, pasiguria mbi perspektivën ekonomike globale
Çmimet e naftës shënuan rënie të hënën pasi shqetësimet rreth rritjes së normave të interesit, ekonomisë globale dhe perspektivës për kërkesën për karburant......

Gjermania, në luftë me inflacionin - Bonuse prej 3 mijë euro, pagat rriten me 200 euro
Punonjësit e sektorit publik kanë arritur një marrëveshje pagash me punëdhënësit, duke i dhënë fund një situate kaotike disa mujore që shkaktoi greva dhe......

Politikat për burimet e rinovueshme - Firmat europiane kërkojnë mbështetje financiare afatgjatë
Industria europiane e energjisë së rinovueshme në det të hapur nuk është mjaftueshëm e madhe për të përmbushur objektivat e qeverive për të zgjeruar me......