Gjermania, në luftë me inflacionin - Bonuse prej 3 mijë euro, pagat rriten me 200 euro

Punonjësit e sektorit publik kanë arritur një marrëveshje pagash me punëdhënësit, duke i dhënë fund një situate kaotike disa mujore që shkaktoi greva dhe ndaloi transportin në Gjermani. Marrëveshja, e nënshkruar nga ministrja e brendshme Nancy Faeser dhe sindikata Ver.di, do të zbatohet për rreth 2.5 milionë punonjës të sektorit publik: çdo punonjës do të marrë 3 mijë euro pa taksa nga tani deri në shkurt 2024 si një kontribut i vetëm për të kompensuar inflacionin. Pagesa e parë prej 1240 eurosh do të bëhet në qershor. Nga marsi i vitit 2024, pagat do të rriten me 200 euro në muaj dhe në fazën e dytë do të ketë rritje prej 5.5 %. Marrëveshja do të zgjasë dy vjet.
Ver.di, sindikata e dytë më e madhe e Gjermanisë pas IG Metall, me mbi dy milionë anëtarë, synonte një rritje pagash prej 10.5%. Kreu i sindikatës u shpreh se marrëveshja e sapo arritur gjithësesi mbetej e dhimbshme në krahasim me pritshmëritë.
Kostoja në rritje e jetesës këtë vit ka shkaktuat disa nga grevat më të mëdha dhe më me shumë pjesëmarrës prej dekadash dekada. Çmimet e konsumit në Gjermani u rritën me 9.6% në vitin 2022, por presioni mbi çmimet është zbutur muajt e fundit pasi kriza energjetike e këtij dimri doli të ishte më pak e rëndë se sa pritej dhe problemet e zinxhirit të furnizimit janë zvogëluar. Në mars, greva e mbështetur nga sindikata Ver.di për pak sa nuk ndaloi hekurudhat dhe aeroportet në grevën më të madhe të Gjermanisë në më shumë se tre dekada.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Politikat për burimet e rinovueshme - Firmat europiane kërkojnë mbështetje financiare afatgjatë
Industria europiane e energjisë së rinovueshme në det të hapur nuk është mjaftueshëm e madhe për të përmbushur objektivat e qeverive për të zgjeruar me......

Britanikët i pret një pleqëri e vështirë - Kursimet nuk janë të mjaftueshme për daljen në pension
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar përballen me një të ardhme “të pasigurtë” kur bëhet fjalë për pensionet e tyre, sipas një raporti të publikuar nga Instituti......

Credite Suisse, “rrjedhje” 68 miliardë dollarë - Dalja e aktiveve gjatë kolapsit të tremujorit të parë
Credit Suisse konfirmoi dalje neto të aktiveve prej 61.2 miliardë frangash zvicerane - 68.6 miliardë dollarë - gjatë kolapsit të tremujorit të parë që kulmoi......

EEA paralajmëron: Ndotja e ajrit po vret 1200 fëmijë dhe adoleshentë në Europë çdo vit!
Ndotja e ajrit vret më shumë se 1200 fëmijë dhe adoleshentë në vit në Europë, sipas një raporti të publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) të hënën......

Nafta zgjeron humbjet, zbret poshtë 81 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës globale
Nafta ka vijuar tendencën në rënie edhe gjatë sesionit të parë të kësaj jave, duke zgjeruar humbjet e javës së kaluar, pasi shqetësimi kryesor në treg vijon të......

Bursat, në pritje të fitimeve të korporatave - Kompania holandeze, Philips rritet me rreth 10% të vlerës
Tregjet europiane janë hapur në rënie, gjatë sesionit të sotëm, ndërsa fokusi i investitorëve pritet të jetë te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi......

Dollari e nis javën në rënie - Pritet të realizojë humbje për të dytin muaj me radhë
Dollari amerikan e ka nisur në rënie të lehtë këtë javë dhe pritet të realizojnë humbje për të dytin muaj me radhë. Analistët shprehen se tregu do të......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në zbritje teksa është blerë sot me 101.4 lekë dhe është shitur me 102.4 lekë duke qëndruar sërish në kuota negative në......