Bota Postuar më 24 Prill 2023, 10:28

Nafta zgjeron humbjet, zbret poshtë 81 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës globale

Nga SCAN TV
Nafta zgjeron humbjet, zbret poshtë 81 USD - Investitorët, të

Nafta ka vijuar tendencën në rënie edhe gjatë sesionit të parë të kësaj jave, duke zgjeruar humbjet e javës së kaluar, pasi shqetësimi kryesor në treg vijon të jetë ngadalësimi i kërkesës, si pasojë e rritjes së interesave nga bankat qendrore.

Në këtë mënyrë, është zbehur i gjithë efekti i vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin edhe me 1.16 milionë fuçi naftë në ditë, deri në fund të këtij viti. Nafta Brent e Londrës ka zbritur pranë 80 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet poshtë 77 dollarëve për fuçi. Të dyja kontratat ranë me më shumë se 5%, gjatë javës së kaluar, rënia e parë në 5 javët e fundit.

Të dhënat e publikuara në SHBA treguan një ngadalësim të ndjeshëm të kërkesës dhe këtë e konfirmoi rritja e rezervave të naftës dhe benzinës. Në fillim të muajit maj, bankat qendrore më të mëdha të botës, si Rezerva Federale, Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë pritet të rrisin normat e interesit për të luftuar inflacionin.

Analistët dhe tregtarët kanë dyshime edhe mbi rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë, pavarësisht masave lehtësuese kundër Covid-19.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 24 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në zbritje teksa është blerë sot me 101.4 lekë dhe është shitur me 102.4 lekë duke qëndruar sërish në kuota negative në......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat