Bota Postuar më 24 Prill 2023, 10:26

Dollari e nis javën në rënie - Pritet të realizojë humbje për të dytin muaj me radhë

Nga SCAN TV
Dollari e nis javën në rënie - Pritet të realizojë

Dollari amerikan e ka nisur në rënie të lehtë këtë javë dhe pritet të realizojnë humbje për të dytin muaj me radhë. Analistët shprehen se tregu do të karakterizohet nga qëndrueshmëria gjatë javës së fundit të muajit, sepse investitorët presin takimet e bankave qendrore gjatë majit. Shumica e investitorëve presin që Rezerva Federale në SHBA do të rrisë edhe me 25 pikë përqindje normën bazë të interesit, ndërsa më pas pritet ti japë fund ciklit të rritjes së interesave.

Në anën tjetër, ekonomia amerikane ka shfaqur shenja reale të ngadalësimit, ndërsa mund të përballet edhe me një recesion gjatë gjysmës së dytë të këtij viti. Për sa i përket Bankës Qendrore Europiane nuk përjashtohet mundësia e një rritje të normës bazë të interesit me 50 pikë përqindje. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rënie të lehtë me 0.1%.

Të dhënat e publikuara të premten në SHBA dhe në Eurozonë treguan se aktiviteti i biznesit u rimëkëmb lehtë gjatë prillit, duke larguar përkohësisht shqetësimet për një ngadalësim të shpejtë të ekonomive. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po ka vijuar tendencën në rënie edhe gjatë fundjavës dhe po tregtohet në rreth 27, 500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1840 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 24 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në zbritje teksa është blerë sot me 101.4 lekë dhe është shitur me 102.4 lekë duke qëndruar sërish në kuota negative në......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat