Bota Postuar më 24 Prill 2023, 10:27

Bursat, në pritje të fitimeve të korporatave - Kompania holandeze, Philips rritet me rreth 10% të vlerës

Nga SCAN TV
Bursat, në pritje të fitimeve të korporatave - Kompania

Tregjet europiane janë hapur në rënie, gjatë sesionit të sotëm, ndërsa fokusi i investitorëve pritet të jetë te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur sesionin në rënie të lehtë me 0.2%, ndërsa sektori i automjeteve dhe naftës e gazit kryeson humbjet, në rënie me 1.1 dhe 0.9% respektivisht. Kompania holandeze e teknologjisë, Philips ka fituar rreth 10% të vlerës në sesionin e sotëm, pas fitimet e saj rezultuan mbi parashikimet e tregjeve.

Edhe Credit Suisse raportoi fitimet e saj për herë të fundit në historinë 167 vjeçare të bankës, pasi u ble nga rivali UBS. Huadhënësi zviceran u përball me largim neto të aseteve prej 61.2 miliardë franga zvicerane, gjatë tremujorit të parë.

Megjithatë, kujdesi i tregjeve është i madh, pasi investitorët po presin takimet e bankave qendrore më të mëdha të botës javën e ardhshme, ku shumica e tyre pritet të shtrëngojnë sërish politikën monetare, sepse inflacioni vijon të jetë ende shumë lart objektivit prej 2%.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 24 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në zbritje teksa është blerë sot me 101.4 lekë dhe është shitur me 102.4 lekë duke qëndruar sërish në kuota negative në......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat