Britanikët i pret një pleqëri e vështirë - Kursimet nuk janë të mjaftueshme për daljen në pension

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar përballen me një të ardhme “të pasigurtë” kur bëhet fjalë për pensionet e tyre, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për Studime Fiskale. Raporti përshkruan "sfidat" me të cilat përballen brezat e ardhshëm dhe argumenton se i gjithë sistemi duhet të rishikohet. Pothuajse 90% e britanikëve nuk po vendosin një sasi të përshtatshme parash në depozitat e tyre të pensioneve – përgjithësisht konsiderohet të jetë rreth 15% e të ardhurave. Njerëzit me të ardhura më të ulëta janë veçanërisht të rrezikuar pasi nuk plotësojnë domosdoshmërisht kërkesat për regjistrim automatik në përfitimin e pensionit.
Vetëm 44% e atyre që fitonin 5000 – 10.000 paund në vit përfituan pension në vitin 2019, sipas raportit, krahasuar me 87% të njerëzve me të ardhura mesatare midis 25.000 dhe 30.000 paund. Shumica e parave të pensioneve kursehen përmes programeve të kontributeve të përcaktuara, ku shuma përfundimtare varet nga sa para ka kontribuar personi gjatë gjithë jetës së tij dhe nga suksesi i investimeve të tyre. Alternativa është sistemi më pak i zakonshëm i përfitimeve të përcaktuara, ku një pensionist merr të ardhura nga pensioni bazuar në pagën e tij përfundimtare dhe numrin e viteve që ka punuar për punëdhënësin e tij.
Gjithnjë e më shumë njerëz po dalin në pension me pensione me kontribute të përcaktuara, gjë që ofron më shumë fleksibilitet, por gjithashtu u jep pronarëve përgjegjësinë për të menaxhuar vetë financat dhe rreziqet që lidhen me to, thuhet në raport. Ndërsa liritë e pensioneve u japin njerëzve mundësinë për të marrë kontrollin e financave të tyre, vendimet se si të përfitojnë nga pasuria e tyre pensionale gjatë daljes në pension janë të vështira. Më shumë njerëz po zgjedhin gjithashtu të punojnë për veten e tyre, por ka pasur "një kolaps" në kursimin e pensioneve midis njerëzve të vetëpunësuar, thuhet në raport.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Credite Suisse, “rrjedhje” 68 miliardë dollarë - Dalja e aktiveve gjatë kolapsit të tremujorit të parë
Credit Suisse konfirmoi dalje neto të aktiveve prej 61.2 miliardë frangash zvicerane - 68.6 miliardë dollarë - gjatë kolapsit të tremujorit të parë që kulmoi......

EEA paralajmëron: Ndotja e ajrit po vret 1200 fëmijë dhe adoleshentë në Europë çdo vit!
Ndotja e ajrit vret më shumë se 1200 fëmijë dhe adoleshentë në vit në Europë, sipas një raporti të publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) të hënën......

Nafta zgjeron humbjet, zbret poshtë 81 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës globale
Nafta ka vijuar tendencën në rënie edhe gjatë sesionit të parë të kësaj jave, duke zgjeruar humbjet e javës së kaluar, pasi shqetësimi kryesor në treg vijon të......

Bursat, në pritje të fitimeve të korporatave - Kompania holandeze, Philips rritet me rreth 10% të vlerës
Tregjet europiane janë hapur në rënie, gjatë sesionit të sotëm, ndërsa fokusi i investitorëve pritet të jetë te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi......

Dollari e nis javën në rënie - Pritet të realizojë humbje për të dytin muaj me radhë
Dollari amerikan e ka nisur në rënie të lehtë këtë javë dhe pritet të realizojnë humbje për të dytin muaj me radhë. Analistët shprehen se tregu do të......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në zbritje teksa është blerë sot me 101.4 lekë dhe është shitur me 102.4 lekë duke qëndruar sërish në kuota negative në......

Raporti: Cilat janë industritë ku është më e lehtë të pasurohesh?
Të bëhesh i pasur është një dëshirë e shumë njerëzve dhe zgjedhja e rrugës së duhur mund të bëjë ndryshimin në arritjen e këtij qëllimi. Revista amerikane......

Përdoruesit e Facebook mund të kërkojnë pjesën e tyre të pagesës prej 725 milionë dollarësh – Ja mënyra e aplikimit
Përdoruesit e Facebook-ut kanë afat deri në gusht për të kërkuar pjesën e tyre të një zgjidhjeje kolektive prej 725 milionë dollarësh të një padie që pretendon......