Europa Postuar më 24 Prill 2023, 10:43

Credite Suisse, “rrjedhje” 68 miliardë dollarë - Dalja e aktiveve gjatë kolapsit të tremujorit të parë

Nga SCAN TV
Credite Suisse, “rrjedhje” 68 miliardë dollarë - Dalja e

Credit Suisse konfirmoi dalje neto të aktiveve prej 61.2 miliardë frangash zvicerane - 68.6 miliardë dollarë - gjatë kolapsit të tremujorit të parë që kulmoi me shpëtimin e saj emergjent nga rivali vendas UBS. Huadhënësi zviceran i goditur postoi një fitim të vetëm prej 12.43 miliardë frangash për tremujorin e parë të 2023, për shkak të fshirjes së diskutueshme të 15 miliardë frangave të obligacioneve AT1 nga rregullatori zviceran si pjesë e marrëveshjes. Humbja e rregulluar para taksave për tremujorin arriti në 1.3 miliardë franga.

Autoritetet zvicerane ndërmjetësuan shpëtimin e diskutueshëm prej 3 miliardë frangash gjatë një fundjave në fund të marsit, pas një kolapsi të depozitave dhe çmimit të aksioneve të Credit Suisse mes frikës së një krize bankare globale të shkaktuar nga rënia e huadhënësit amerikan Silicon Valley Bank.

Në raportin e fitimeve të së hënës, i cili mund të jetë i fundit në historinë e saj 167-vjeçare, Credit Suisse tha se kishte flukse të konsiderueshme dalëse të aktiveve neto, veçanërisht në gjysmën e dytë të marsit 2023, të cilat janë “moderuar, por nuk janë kthyer ende që nga 24 prilli 2023”.

Daljet neto të tremujorit të parë arritën në 61.2 miliardë franga, 5% e aktiveve të grupit nën menaxhim në fund të vitit 2022. Daljet e depozitave përfaqësonin 57% të daljeve neto të aktiveve nga njësia e menaxhimit të pasurisë së Credit Suisse dhe bankës zvicerane për tremujorin.

“Në gjysmën e dytë të marsit 2023, Credit Suisse përjetoi tërheqje të konsiderueshme të depozitave në cash si dhe mosrinovim të depozitave me afat të maturimit. Depozitat e klientëve ranë me 67 miliardë franga në tremujorin e parë të 2023-shit. Blerja pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti, nëse është e mundur, por përthithja e plotë e biznesit të Credit Suisse në UBS Group pritet të zgjasë rreth tre deri në katër vjet.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 24 Prill

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në zbritje teksa është blerë sot me 101.4 lekë dhe është shitur me 102.4 lekë duke qëndruar sërish në kuota negative në......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat