Politikat për burimet e rinovueshme - Firmat europiane kërkojnë mbështetje financiare afatgjatë

Industria europiane e energjisë së rinovueshme në det të hapur nuk është mjaftueshëm e madhe për të përmbushur objektivat e qeverive për të zgjeruar me shpejtësi energjinë e gjelbër dhe kërkon një rritje të mbështetjes dhe financimit të politikave për të hyrë në rrugën e duhur. Deklarata u bë nga kompanitë europiane nga ky sektor.
Apeli i përbashkët e kompanive vjen pasi liderë nga nëntë vende, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, u takuan në Ostend të Belgjikës dhe u zotuan për më shumë se katërfishimin e kapacitetit të erës në det të hapur në Detin e Veriut deri në vitin 2030.
Më shumë se 100 kompani dhe grupe të industrisë u shprehën me anë të një deklarate të përbashkët se industria nuk është mjaftueshëm e madhe sot për të përmbushur angazhimet e nëntë qeverive dhe për të përmbushur kërkesën në rritje për energji elektrike të rinovueshme dhe hidrogjen të rinovueshëm. Ato shtuan se do të bënin gjithçka që munden për të siguruar që fermat e reja me erë të prodhojnë në Europë.
Sot, industritë europiane mund të prodhojnë shtatë gigavat erë në det të hapur në vit, sipas nënshkrusve të deklaratës së përbashkët, të cilët përfshinin firmat e energjisë Orsted, Shell, Equinor EQ, prodhuesin e turbinave me erë Siemens Gamesa, National Grid të Britanisë, prodhuesin e pajisjeve të hidrogjenit të rinovueshëm Nel dhe grupin e industrisë Wind Europe.
Arritja e objektivave të vendeve do të kërkojë shtimin e më shumë se 20 GW në vit brenda disa vitesh, thanë ata. Vendimet përfundimtare të investimeve në fermat e erës në det të Europës mbetën pezull në vitin 2022, pasi zhvilluesit u përballën me inflacion rekord, rritje të normave të interesit, rritje të tarifave të qiradhënies në shtratin e detit dhe tregje të paqëndrueshme të energjisë.
Investimet janë rikthyer këtë vit, por kompanitë thonë se do të nevojitet mbështetje e mëtejshme ose sektori i burimeve të rinovueshme të Europës mund të luftojë për të ofruar ndërtimin e nevojshëm për të arritur objektivat - duke rritur rrezikun e rritjes së varësisë nga pjesët e importuara.
Firmat kërkuan rritje të financimit të qeverisë dhe BE-së për të zgjeruar prodhimin europian të komponentëve të energjisë së rinovueshme dhe çmimet e indeksuara nga inflacioni në ankandet qeveritare për të mbështetur fermat e erës. Kompanitë paralajmëruan BE-në kundër zgjatjes së kufirit të saj mbi të ardhurat e gjeneruesve të energjisë, i cili do të përfundojë në qershor. Skema u prezantua vitin e kaluar për të rikthyer paratë nga rritja e çmimeve të energjisë dhe kthimin e tyre te konsumatorët, por u kundërshtua nga industria që tha se kjo pengonte investitorët.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Britanikët i pret një pleqëri e vështirë - Kursimet nuk janë të mjaftueshme për daljen në pension
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar përballen me një të ardhme “të pasigurtë” kur bëhet fjalë për pensionet e tyre, sipas një raporti të publikuar nga Instituti......

Credite Suisse, “rrjedhje” 68 miliardë dollarë - Dalja e aktiveve gjatë kolapsit të tremujorit të parë
Credit Suisse konfirmoi dalje neto të aktiveve prej 61.2 miliardë frangash zvicerane - 68.6 miliardë dollarë - gjatë kolapsit të tremujorit të parë që kulmoi......

EEA paralajmëron: Ndotja e ajrit po vret 1200 fëmijë dhe adoleshentë në Europë çdo vit!
Ndotja e ajrit vret më shumë se 1200 fëmijë dhe adoleshentë në vit në Europë, sipas një raporti të publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) të hënën......

Nafta zgjeron humbjet, zbret poshtë 81 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës globale
Nafta ka vijuar tendencën në rënie edhe gjatë sesionit të parë të kësaj jave, duke zgjeruar humbjet e javës së kaluar, pasi shqetësimi kryesor në treg vijon të......

Bursat, në pritje të fitimeve të korporatave - Kompania holandeze, Philips rritet me rreth 10% të vlerës
Tregjet europiane janë hapur në rënie, gjatë sesionit të sotëm, ndërsa fokusi i investitorëve pritet të jetë te fitimet tremujore të korporatave. Indeksi......

Dollari e nis javën në rënie - Pritet të realizojë humbje për të dytin muaj me radhë
Dollari amerikan e ka nisur në rënie të lehtë këtë javë dhe pritet të realizojnë humbje për të dytin muaj me radhë. Analistët shprehen se tregu do të......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në zbritje teksa është blerë sot me 101.4 lekë dhe është shitur me 102.4 lekë duke qëndruar sërish në kuota negative në......

Raporti: Cilat janë industritë ku është më e lehtë të pasurohesh?
Të bëhesh i pasur është një dëshirë e shumë njerëzve dhe zgjedhja e rrugës së duhur mund të bëjë ndryshimin në arritjen e këtij qëllimi. Revista amerikane......