Tjetër kredi për parkun diellor në Karavasta - IFC, 41 mln euro hua për “Voltalia”: Ndihmë për qëndrueshmërinë klimatike

Kompania franceze “Voltalia”, që fitoi ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta do të marrë një kredi prej 41 mln euro, nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC). Përmes një njoftimi për shtyp, IFC e cilësoi financimin si ndihmë për Shqipërinë për të përmirësuar qëndrueshmërinë e saj klimatike, të diversifikojë burimet energjitike dhe të rrisë burimet e pastra dhe të përballueshme të energjisë.
Së bashku me këtë hua, kredia totale për realizimin e kësaj vepre energjetike arrin në 99 mln euro, duke qenë se ajo është pjesë e një pakete më të gjerë financimi që përfshin një kredi 28 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 30 mln euro nga grupi i bankës Intesa Sanpaolo. Në total, projekti ka një vlerë prej 135 mln euro, ndërkohë që duket se afatet për nisjen e operimeve do të shkelen.
Kjo pasi, sipas marrëveshjes përfundimtare të firmosur midis kompanisë Voltalia dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që u bë publike, gjatë miratimit të kontratës midis kompanisë dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për lidhjen e impiantit me rrjetin e transmetimit të energjisë. Prodhimi energjeisë parashikohej të niste në 30 qershor të këtij viti.
Ndërkaq, IFC risjell në vëmendje se Shqipëria mbështetet pothuajse tërësisht në burime hidrike për prodhimin e energjisë, i cili është sezonal dhe i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesën në rritje të vendit për energji. “Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në prodhimin e energjisë nga hidrocentralet për shkak të uljes së reshjeve vjetore e cila pritet të vazhdojë më tej.
Kërkesa vjetore për energji në Shqipëri pritet të rritet me 77% deri në vitin 2030 dhe prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet e mëdha pritet të ulet me rreth 15%-20%”, - thuhet ndër të tjera në njoftimin e IFC.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Pse kaq shumë euro në Shqipëri? Zbardhen të gjitha hyrje-daljet: Rezerva valutore 4.95 miliardë euro. Ministria e Financave efekt negativ, bankat efekt pozitiv
Shqipëria e ka nisur vitin 2023 me një rezervë valutore prej thuajse 5 miliardë eurosh, në një kohë që oferta e monedhës evropiane në treg vijon të mbetet ende......

Hoteli më luksoz në botë për tranzit në aeroport! (FOTOT)
Pasagjerët që kalojnë tranzit përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Hamadit në kryeqytetin e Katarit mund të zgjedhin të largohen nga aeroporti dhe të bashkohen me......

200 milionë dollarë kompensim për CEO-n e Alphabet në vitin 2022 ndërsa ‘eliminoi’ 12 mijë punëtorë!
CEO i Alphabet Sundar Pichai mori 226 milionë dollarë në kompensim total në vitin 2022, shumica e të cilave erdhi përmes çmimeve të aksioneve, sipas një......

Thirrjet për t'u larguar nga dollari amerikan po rriten, por monedha e gjelbër mbetet ende ‘mbreti’!
Thirrjet për t'u larguar nga mbështetja në dollarin amerikan për tregti janë në rritje. Gjithnjë e më shumë vende nga Brazili në vendet e Azisë Juglindore po......

Turqit kërkojnë dollarë në pazarin e Stambollit - Shënohet nivel i ri historik i lirës pak para zgjedhjeve
Aktualisht në Turqi , njerëzit shkojnë më lehtë në pazar për të këmbyer lira turke me dollarë sesa në banka. Mbytja në tregjet financiare nga qeveria e......

Erdogan premton gaz natyror falas për familjet përpara zgjedhjeve
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan hapi çelësin për dërgimin e parë të gazit natyror të Turqisë në një termocentral në tokë nga një rezervë e zbuluar në Detin e......

Ulet sërish çmimi i naftës - Shkak, pasiguria mbi perspektivën ekonomike globale
Çmimet e naftës shënuan rënie të hënën pasi shqetësimet rreth rritjes së normave të interesit, ekonomisë globale dhe perspektivës për kërkesën për karburant......

Gjermania, në luftë me inflacionin - Bonuse prej 3 mijë euro, pagat rriten me 200 euro
Punonjësit e sektorit publik kanë arritur një marrëveshje pagash me punëdhënësit, duke i dhënë fund një situate kaotike disa mujore që shkaktoi greva dhe......