Numri i vetëprodhuesve të energjisë arrin në 1025 - ERE: Shtrenjtimi i çmimit solli rritje të instalimeve

Numri total i konsumatorëve që mbajnë statusin e vetëprodhuesit të energjisë elektrike arriti në 1025 në fund të vitit 2022, ndërkohë që kapaciteti total i instaluar nga kjo kategori shkoi në 102 618 kWp. Të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë një rritje të ndjeshme të impianteve të instaluar gjatë vitit që lamë pas, kryesisht nga bizneset, si pasojë e rritjes së çmimit me të cilin duhet të siguronin energjinë.
Më konkretisht, gjatë vitit që shkoi u regjistruan 438 aplikime për konsumatorët jofamiljarë dhe 141 aplikime nga konsumatorët familjarë. Në raport me një viti më parë, numri i konsumatorëve që kanë patur interes për të instaluar panele diellore, me qëllim vetëpordhimin e energjisë është mbi 180% më i lartë, duke qenë se gjatë vitit 2021, pati 206 aplikime për ushtrimin e aktivitetit të vetëprodhuesit. Për vitin 2022 nga “çatitë me panele diellore” u prodhua 12.3 mln kËh energji, apo 78 % më shumë në raport më një vit më parë.
Interesi i shtuar për vetëprodhimin e energjisë nga ana e bizneseve, erdhi pas shtrenjtimit të çmimeve në bursë, si dhe pas nxjerrjes së tyre në tregun e liberalizuar në janar të vitit të kaluar, që solli përballjen me çmime të larta të energjisë. Ndonëse pjesa më e madhe e tyre vijojnë të furnizohen nga Furnizuesi I Shërbimit Universal, që po luan rolin e Furnizuesit i Mundësisë së Fundit, tarifat e energjisë përsuan rritje. Aktualisht, bizneset e liberalizuar të lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV tarifohen me 18.26 lekë/kWh, çka nënkupton një rritje me 70% për një pjesë prej tyre.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rritja e pagave fillon nga mjekët. Zv.kryeministrja Balluku: Paketa e re, ndryshim deri në 77%
Rritja e pagave do të fillojë nga mjekët, të cilët do të përfitojnë deri në 77 % më shumë sesa aktualisht. Ka qenë kjo deklarata e zëvëndëskryeministres dhe......

‘Vetëm një shampanjë në Europë’ - Belgjika shkatërron mbi 2 mijë kanaçe birre amerikane!
Në Europë, shampanja nuk është një shaka. Vera e gazuar e prodhuar në rajonin me të njëjtin emër në Francën verilindore ka gëzuar një status të mbrojtur që nga......

Sa paguan një shqiptar taksa e tatime në një vit? - Banorët e qarkut të Tiranës me më shumë barrë tatimore
Arkëtimet për kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore kanë një performancë rritje me 10.8% Ndërsa nga tatimet dhe doganat ka një rritje në 15.6% në......

E gjithë Tirana me shërbimin Wifi? - Nga Sheshi Skëndërbej e deri në Kombinat. Cilat janë zonat që do të përfshihen
Kryeqyteti pritet të mbulohet në një sipërfaqe të konsiderueshme të tij nga shërbimi Wifi, për t’u ofruar qytetarëve aksesimin në internet. Për këtë arsye......

Bumi i pagesave elektronike, 450 milionë dollarë në një vit - 10.2 milionë transferta në total për pagesat e faturave, gjobave apo detyrimeve
Numri i pagesave me para elektronike ka shënuar një rritje të konsiderueshme si në numër dhe në vlerë gjatë vitit 2022, duke arritur në një total prej afro 450......

Tjetër kredi për parkun diellor në Karavasta - IFC, 41 mln euro hua për “Voltalia”: Ndihmë për qëndrueshmërinë klimatike
Kompania franceze “Voltalia”, që fitoi ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta do të marrë një kredi prej 41 mln euro, nga Korporata......

Pse kaq shumë euro në Shqipëri? Zbardhen të gjitha hyrje-daljet: Rezerva valutore 4.95 miliardë euro. Ministria e Financave efekt negativ, bankat efekt pozitiv
Shqipëria e ka nisur vitin 2023 me një rezervë valutore prej thuajse 5 miliardë eurosh, në një kohë që oferta e monedhës evropiane në treg vijon të mbetet ende......

Hoteli më luksoz në botë për tranzit në aeroport! (FOTOT)
Pasagjerët që kalojnë tranzit përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Hamadit në kryeqytetin e Katarit mund të zgjedhin të largohen nga aeroporti dhe të bashkohen me......