Rritja e pagave fillon nga mjekët. Zv.kryeministrja Balluku: Paketa e re, ndryshim deri në 77%

Rritja e pagave do të fillojë nga mjekët, të cilët do të përfitojnë deri në 77 % më shumë sesa aktualisht. Ka qenë kjo deklarata e zëvëndëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
“Unë jam shumë e lumtur të jem këtu me ju dhe të flas për lajmin e mirë që e ka dhënë kryeministri Edi Rama para pak ditësh sesi rritja e pagave përmes meritokracisë fillon pikërisht nga ju, nga mjekësia. Ju mjekët e përgjithshëm, mjekët e specialistë, infermierët e keni të qartë sesi do të ndryshoj paga. Vitin e dytë do të kemi një ndryshim rrënjësor dhe pagat do të ndryshojnë me 70-77% të disa prej tyre, krahasuar me vitin 2013”, deklaroi ministrja Balluku.
Gjatë fjalës së saj ministrja Balluku deklaroi se do të ketë një fond të rëndësishëm përsa i përket rehabilitimit të spitalit të Burrelit sipas parametrave të efiçencës së energjisë.
“Spitali i Burrelit do të jetë një autoprodhues i energjisë duke kontribuar kështu në sistemin e energjisë. Ju do të keni mundësinë që të prodhoni enërgji dhe mos të keni probleme me energjinë. Kështu do të ulni kostot e spitalit dhe do të bëheni të pavarur nga ana energjitike. Do të ndryshohen të gjitha dritaret të cilat do të jënë në shërbim të efiçencës së energjisë.
Parashikohet dhe veshja e hidroizolimi i ndërtesës duke e kthyer në kushtet optimale të efiçencës së energjisë. Gjatë këtij procesi do të kemi mundësinë që të ndërhyjmë edhe në sallat operatore duke krijuar mundësinë për ngrohjen dhe ftohjen teknike që ju keni duke bërë kështu dhe ndryshimin e kaldajës në të gjithë spitalin”, u shpreh ministrja Balluku.
Sondazh

‘Vetëm një shampanjë në Europë’ - Belgjika shkatërron mbi 2 mijë kanaçe birre amerikane!
Në Europë, shampanja nuk është një shaka. Vera e gazuar e prodhuar në rajonin me të njëjtin emër në Francën verilindore ka gëzuar një status të mbrojtur që nga......

Sa paguan një shqiptar taksa e tatime në një vit? - Banorët e qarkut të Tiranës me më shumë barrë tatimore
Arkëtimet për kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore kanë një performancë rritje me 10.8% Ndërsa nga tatimet dhe doganat ka një rritje në 15.6% në......

E gjithë Tirana me shërbimin Wifi? - Nga Sheshi Skëndërbej e deri në Kombinat. Cilat janë zonat që do të përfshihen
Kryeqyteti pritet të mbulohet në një sipërfaqe të konsiderueshme të tij nga shërbimi Wifi, për t’u ofruar qytetarëve aksesimin në internet. Për këtë arsye......

Bumi i pagesave elektronike, 450 milionë dollarë në një vit - 10.2 milionë transferta në total për pagesat e faturave, gjobave apo detyrimeve
Numri i pagesave me para elektronike ka shënuar një rritje të konsiderueshme si në numër dhe në vlerë gjatë vitit 2022, duke arritur në një total prej afro 450......

Tjetër kredi për parkun diellor në Karavasta - IFC, 41 mln euro hua për “Voltalia”: Ndihmë për qëndrueshmërinë klimatike
Kompania franceze “Voltalia”, që fitoi ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta do të marrë një kredi prej 41 mln euro, nga Korporata......

Pse kaq shumë euro në Shqipëri? Zbardhen të gjitha hyrje-daljet: Rezerva valutore 4.95 miliardë euro. Ministria e Financave efekt negativ, bankat efekt pozitiv
Shqipëria e ka nisur vitin 2023 me një rezervë valutore prej thuajse 5 miliardë eurosh, në një kohë që oferta e monedhës evropiane në treg vijon të mbetet ende......

Hoteli më luksoz në botë për tranzit në aeroport! (FOTOT)
Pasagjerët që kalojnë tranzit përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Hamadit në kryeqytetin e Katarit mund të zgjedhin të largohen nga aeroporti dhe të bashkohen me......

200 milionë dollarë kompensim për CEO-n e Alphabet në vitin 2022 ndërsa ‘eliminoi’ 12 mijë punëtorë!
CEO i Alphabet Sundar Pichai mori 226 milionë dollarë në kompensim total në vitin 2022, shumica e të cilave erdhi përmes çmimeve të aksioneve, sipas një......