Bumi i pagesave elektronike, 450 milionë dollarë në një vit - 10.2 milionë transferta në total për pagesat e faturave, gjobave apo detyrimeve

Numri i pagesave me para elektronike ka shënuar një rritje të konsiderueshme si në numër dhe në vlerë gjatë vitit 2022, duke arritur në një total prej afro 450 milionë dollarë. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, numri i pagesave është rritur me 50% krahasuar me një vit më parë, ndërsa vlera e tyre me 190%.
E megjithastë, edhe pse numri i transaksioneve të pagesave me para elektronike ka arritur 30.3% të totalit të gjithë pagesave që kalojnë nga sistemi bankar, në vlerë, pagesat e kryera nëpërmjet këtij instrumenti nga institucionet e parasë elektronike mbeten në nivele mjaft të ulëta, ose më pak se 0.8% e gjithë vlerës së pagesave të kryera në total.
Përgjatë vitit 2022, në tregun shqiptar kanë operuar 9 institucione të parasë elektronike, nga 7 të tilla në fund të vitit 2021. Rritja e numrit të institucioneve të parasë elektronike ka ardhur edhe si efekt i miratimit të ligjit “Për shërbimet e pagesave”. Shtimi i institucioneve të parasë elektronike ka sjellë edhe një shtrirje më të gjerë të terminaleve që ato vënë në dispozicion të klientëve të tyre (si atyre fizikë dhe virtualë), konkretisht me një rritje të konsiderueshme prej 123.3% krahasuar me fundin e vitit 2021.
Përdorimi i parasë elektronike sjell lehtësira kryesisht për atë pjesë të popullsisë shqiptare që nuk zotëron një llogari bankare. Avantazhet për këtë pjesë të popullsisë konsistojnë në rritjen e fleksibilitetit për kryerjen e pagesave, duke llogaritur shtrirjen e gjerë të këtyre institucioneve në vend, por edhe në një kosto më të ulët për pagesat e kryera, sidomos për pagesat e gjobave, faturave utilitare mujore etj.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Tjetër kredi për parkun diellor në Karavasta - IFC, 41 mln euro hua për “Voltalia”: Ndihmë për qëndrueshmërinë klimatike
Kompania franceze “Voltalia”, që fitoi ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta do të marrë një kredi prej 41 mln euro, nga Korporata......

Pse kaq shumë euro në Shqipëri? Zbardhen të gjitha hyrje-daljet: Rezerva valutore 4.95 miliardë euro. Ministria e Financave efekt negativ, bankat efekt pozitiv
Shqipëria e ka nisur vitin 2023 me një rezervë valutore prej thuajse 5 miliardë eurosh, në një kohë që oferta e monedhës evropiane në treg vijon të mbetet ende......

Hoteli më luksoz në botë për tranzit në aeroport! (FOTOT)
Pasagjerët që kalojnë tranzit përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Hamadit në kryeqytetin e Katarit mund të zgjedhin të largohen nga aeroporti dhe të bashkohen me......

200 milionë dollarë kompensim për CEO-n e Alphabet në vitin 2022 ndërsa ‘eliminoi’ 12 mijë punëtorë!
CEO i Alphabet Sundar Pichai mori 226 milionë dollarë në kompensim total në vitin 2022, shumica e të cilave erdhi përmes çmimeve të aksioneve, sipas një......

Thirrjet për t'u larguar nga dollari amerikan po rriten, por monedha e gjelbër mbetet ende ‘mbreti’!
Thirrjet për t'u larguar nga mbështetja në dollarin amerikan për tregti janë në rritje. Gjithnjë e më shumë vende nga Brazili në vendet e Azisë Juglindore po......

Turqit kërkojnë dollarë në pazarin e Stambollit - Shënohet nivel i ri historik i lirës pak para zgjedhjeve
Aktualisht në Turqi , njerëzit shkojnë më lehtë në pazar për të këmbyer lira turke me dollarë sesa në banka. Mbytja në tregjet financiare nga qeveria e......

Erdogan premton gaz natyror falas për familjet përpara zgjedhjeve
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan hapi çelësin për dërgimin e parë të gazit natyror të Turqisë në një termocentral në tokë nga një rezervë e zbuluar në Detin e......

Ulet sërish çmimi i naftës - Shkak, pasiguria mbi perspektivën ekonomike globale
Çmimet e naftës shënuan rënie të hënën pasi shqetësimet rreth rritjes së normave të interesit, ekonomisë globale dhe perspektivës për kërkesën për karburant......