Sa paguan një shqiptar taksa e tatime në një vit? - Banorët e qarkut të Tiranës me më shumë barrë tatimore

Arkëtimet për kontributet e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore kanë një performancë rritje me 10.8% Ndërsa nga tatimet dhe doganat ka një rritje në 15.6% në vitin 2022 krahasuar me vitin e kaluar. Por duke analizuar barrën tatimore rezulton se mesatarja për Shqipërinë është 141.4 mijë lekë në vit për banorë, ndërsa në muaj rezulton të jetë 11.8 mijë lekë për çdo banorë.
Barra tatimore përfshin duke filluar nga TVSH-ja që paguan secili blerës për mallra shërbime e deri te taksat e tatimet që çdo individ i ka të detyruara t’i paguajë. Por duke e parë barrën tatimore sipas bashkive më të mëdha në vend, sipas të dhënave të qëndrës ekonomike Altax, Tirana rezulton se është qarku që kontribuon më shumë në taksa dhe tatime. Mesatarisht secili banor i qarkut të Tiranës ka paguar 376.2 mijë lekë në vit gjatë 2022.
Bashkitë e tjera të vendit kanë më pak se gjysma e barrës tatimore të banorëve të kryqytetit. Gjirokastra është e dyta për barrën tatimore, ku secili banor ka paguar mesatarisht 138.9 mijë lekë në vitin 2022. Më pas vjen qarku i Vlorës, por duke mos e përfshirë Sarandën, ku mesatarisht secili banor ka paguar 137.9 mijë lekë në vit.
Sic vihet re dhe në grafikë rezulton se banorët e Lezhës kanë paguar 135 mijë lekë në vit. Kurse Durrësi ka barrë tatimore mesatare vjetore prej 131.4 mijë lekë. E vijuar me Sarandën me 130 mijë lekë, Berati me 108.9 lekë, Fieri me 107.5 lekë, Korça me 101.4 lekë për banorë në vit.
Ndërkohë banorët e Elbasanit kanë paguar 97.7 mijë lekë në vit, kurse banorët e Shkodrës paguan më pak, pra 83.9 mijë lekë. Kuksi dhe Dibra kanë nivelin më të ulët të barrës tatimore ku kanë paguar përkatësisht 80.7 mijë lekë dhe 67.7 mijë lekë për banorë në vit.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

E gjithë Tirana me shërbimin Wifi? - Nga Sheshi Skëndërbej e deri në Kombinat. Cilat janë zonat që do të përfshihen
Kryeqyteti pritet të mbulohet në një sipërfaqe të konsiderueshme të tij nga shërbimi Wifi, për t’u ofruar qytetarëve aksesimin në internet. Për këtë arsye......

Bumi i pagesave elektronike, 450 milionë dollarë në një vit - 10.2 milionë transferta në total për pagesat e faturave, gjobave apo detyrimeve
Numri i pagesave me para elektronike ka shënuar një rritje të konsiderueshme si në numër dhe në vlerë gjatë vitit 2022, duke arritur në një total prej afro 450......

Tjetër kredi për parkun diellor në Karavasta - IFC, 41 mln euro hua për “Voltalia”: Ndihmë për qëndrueshmërinë klimatike
Kompania franceze “Voltalia”, që fitoi ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta do të marrë një kredi prej 41 mln euro, nga Korporata......

Pse kaq shumë euro në Shqipëri? Zbardhen të gjitha hyrje-daljet: Rezerva valutore 4.95 miliardë euro. Ministria e Financave efekt negativ, bankat efekt pozitiv
Shqipëria e ka nisur vitin 2023 me një rezervë valutore prej thuajse 5 miliardë eurosh, në një kohë që oferta e monedhës evropiane në treg vijon të mbetet ende......

Hoteli më luksoz në botë për tranzit në aeroport! (FOTOT)
Pasagjerët që kalojnë tranzit përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Hamadit në kryeqytetin e Katarit mund të zgjedhin të largohen nga aeroporti dhe të bashkohen me......

200 milionë dollarë kompensim për CEO-n e Alphabet në vitin 2022 ndërsa ‘eliminoi’ 12 mijë punëtorë!
CEO i Alphabet Sundar Pichai mori 226 milionë dollarë në kompensim total në vitin 2022, shumica e të cilave erdhi përmes çmimeve të aksioneve, sipas një......

Thirrjet për t'u larguar nga dollari amerikan po rriten, por monedha e gjelbër mbetet ende ‘mbreti’!
Thirrjet për t'u larguar nga mbështetja në dollarin amerikan për tregti janë në rritje. Gjithnjë e më shumë vende nga Brazili në vendet e Azisë Juglindore po......

Turqit kërkojnë dollarë në pazarin e Stambollit - Shënohet nivel i ri historik i lirës pak para zgjedhjeve
Aktualisht në Turqi , njerëzit shkojnë më lehtë në pazar për të këmbyer lira turke me dollarë sesa në banka. Mbytja në tregjet financiare nga qeveria e......