Bota Postuar më 24 Prill 2023, 12:22

‘Vetëm një shampanjë në Europë’ - Belgjika shkatërron mbi 2 mijë kanaçe birre amerikane!

Nga SCAN TV
‘Vetëm një shampanjë në Europë’ - Belgjika

Në Europë, shampanja nuk është një shaka. Vera e gazuar e prodhuar në rajonin me të njëjtin emër në Francën verilindore ka gëzuar një status të mbrojtur që nga shekulli i 19-të, i cili e mbron atë kundër imituesve të mundshëm dhe abuzimeve të çfarë do lloji.

Në rast se bota harron statusin e Shampanjës, javën e kaluar Belgjika lëshoi një kujtesë dërrmuese për të gjithë ata që guxojnë të luajnë me emrin e saj kot. Me kërkesë të një komiteti të prodhuesve francezë të shampanjës, doganat belge shkatërruan më shumë se 2000 kanaçe Miller High Life mbi sloganin shekullor të birrës "Shampanja e birrave".

Comité Champagne kërkoi shkatërrimin e një ngarkese prej 2,352 kanaçesh me arsyetimin se motoja shekullore e përdorur nga fabrika amerikane e birrës shkel përcaktimin e mbrojtur të origjinës "Champagne".

Në rrugën e saj për një blerës të paidentifikuar në Gjermani, dërgesa u kap në portin belg të Antwerp në fillim të shkurtit, sipas Administratës Doganore belge. Molson Coors Beverage Co., e cila zotëron markën Miller High Life, aktualisht nuk e eksporton atë në Bashkimin Europian, ku rregullat e BE-së përcaktojnë që mallrat që shkelin një emërtim të mbrojtur të origjinës mund të trajtohen si të falsifikuara.

Blloku 27-vendesh ka një sistem emërtimesh të mbrojtura gjeografike të krijuar për të garantuar origjinën dhe cilësinë e vërtetë të ushqimit, verës dhe pijeve alkoolike artizanale dhe për t'i mbrojtur ato nga imitimi. Ky treg vlen rreth 75 miliardë euro në vit, gjysma e tij në verëra, sipas një studimi të vitit 2020 nga krahu ekzekutiv i BE-së.

Charles Goemaere, drejtori menaxhues i Comité Champagne, tha se shkatërrimi i birrave "konfirmon rëndësinë që Bashkimi Europian i kushton emërtimeve të origjinës dhe shpërblen vendosmërinë e prodhuesve të shampanjës për të mbrojtur emërtimin e tyre".

Molson Coors Beverage Co tha se "respekton kufizimet lokale" rreth fjalës Champagne. Kompania Miller Brewing u themelua në vitet 1850 nga një emigrant gjerman në SHBA, Frederick Miller. Miller High Life, marka e saj më e vjetër, u lançua si flamuri i saj në 1903.

Sipas faqes së internetit të markës, kompania filloi të përdorte pseudonimin "Champagne of Bottle Beers" tre vjet më vonë. Ajo u shkurtua në më tërheqëse "Shampanjë e birrave" në vitin 1969. Miller High Life është shitur edhe në shishe 750 ml të stilit të shampanjës gjatë sezoneve festive.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 28 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera të qëndrueshme në raport me luhatjet e vazhdueshme që pësoi javën që lamë pas duke u blerë sot me 86.5 lekë dhe......