Paga mesatare në Kosovë u rrit 18 euro - Në vitin 2021, paga mesatare bruto ishte 484 Euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2021, ku vërehet se në sektorin publik kishte një rënie të pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitin 2020, që ka ardhur për arsye se në vitin paraardhës ka pasur përfitime të shtesave në sektorët specifikë. Te të dhënat e sektorit privat nuk janë të përfshira shtesat në pagën mujore, sepse ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim.
Në vitin 2021, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 484 Euro, ndërsa në vitin 2020 ishin 466 Euro. Pra, kishte një rritje prej 18 Eurosh nga viti paraardhës. Kurse, paga neto, në vitin 2021 ishte 432 Euro, krahasuar me vitin 2020 që ishte 416 Euro, një rritje prej 16 Eurosh në vitin 2021.
Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2021 ishte 612 Euro, ndërsa, paga mesatare neto 542 Euro. Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike ishte, ndërsa, ajo neto 680 Euro.
Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2021 ishte 419 Euro, ndërsa në vitin 2020 ishte 380 Euro. Pra, kishte një rritje prej 39 Eurosh. Paga mesatare neto në vitin 2021 ishte 376 Euro, krahasuar me vitin 2020 e cila ishte 342 euro. Pra, një rritje prej 34 Eurosh.
Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte në sektorin e ndërmarrjeve publike dhe paga më e ulët në sektorin privat.
Paga mesatare bruto në vitin 2021, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (949 Euro); dhe Informim dhe komunikimi (757 Euro). Paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim (281 Euro).
Përsa i përket normës së pagës minimale, ajo zakonisht është e rregulluar përmes ligjeve shtetërore. Në Kosovë, aktualisht paga minimale është e kategorizuar në 130 Euro për të punësuarit deri në moshën 35-vjeçare dhe 170 Euro për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare.
SCAN
Sondazh

Pronat e ushtrisë, 5 kallëzime në SPAK - Peleshi: Gjysma e bazës së Shëngjinit u ishte dhënë në pronësi privatëve
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është thirrur këtë të hënë në një interpelencë në Kuvend nga opozita për pronat e Forcave të Armatosura. Peleshi ka sqaruar......

Pastrimi i parave, hetim agjencive imobiljare - Qeveria miraton 8 urdhra dhe 1 udhëzim. Rastet kur nis inspektimi i detajuar
Nga procedurat e hetimit disiplinor, te kodi etik, te pastërtia e figurës, dhënia dhe heqja e licencës e dere te përfshirja në regjistrin zyrtar të......

“Kuvendi, dëgjesë për problemet me e-Albania” - Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Shalsi: Në fokus, vonesat për ngritjen e call center
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat do të thërrasë në dëgjesë përfaqësuesit e qeverisë, në lidhje me vonesën e krijuar për ngritjen e call......

Dështon ndalimi i qeseve në 1 qershor - Vendimi, ende në konsultim publik. S'janë përcaktuar kategoritë që ndalohen dhe institucionet monitoruese
Pavarësisht se data 1 qershor do të shënojë ndalimin e qeseve plastike, aktet nënligjore që mund të bëjnë të zbatueshëm ligjin nuk janë miratuar ende, pasi......

Nga i pret Shqipëria turistët këtë vit? - Fluks prenotimesh, Vathi: Europa, tregu kryesor. Problem, kapacitetet!
Ky sezon veror duket se do të jetë i mbarë për vendin tonë, pasi pavarësisht luftës në Ukrainë, heqja e masave kufizuese anti-covid dhe lënia pas e pandemisë,......

Dëmshpërblimi për ish-të dënuarit politikë - Beja: Gati kësti i 3-të për trashëgimtarët, në shqyrtim 1500 dosje
Mbi 98 për qind e procesit të disbursimit të pagesave për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë që kanë vuajtur dënimin është mbyllur. Në një intervistë......

Sa e lidhur është tregtia shqiptare me atë turke - Shifrat: Këtë vit, importet u rritën me 14.2 miliardë lekë
Turqia është një nga partnerët e rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë. Muajt e fundit, rezulton se Shqipëria ka rritur ndjeshëm importet, dhe ka ulur lehtë......

“Ethet” për makina në Shqipëri - 40% më shumë/Në pak vite, shoqëria “përmbysi” shkallën e motorizimit
Në vitet e fundit, në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i automjeteve në përdorim, çka ka sjellë jo vetëm një rritje të zotëruesve të tyre, por edhe një......