OBT vendos kundër Indisë në mosmarrëveshjen për tarifat e IT me BE-në, Japoninë dhe Tajvanin!

Një panel i Organizatës Botërore të Tregtisë tha se India kishte shkelur rregullat e tregtisë globale në një mosmarrëveshje me Bashkimin Europian, Japoninë dhe Tajvanin mbi detyrimet e importit për produktet e IT.
"Ne rekomandojmë që India të sjellë masa të tilla në përputhje me detyrimet e saj," thuhet në raportin e panelit të OBT-së.
Në vitin 2019, BE-ja sfidoi futjen e tarifave të importit nga India midis 7.5% dhe 20% për një gamë të gjerë produktesh IT, si telefonat celularë dhe komponentët, si dhe qarqet e integruara, duke thënë se ato e tejkalonin normën maksimale. Japonia dhe Tajvani paraqitën ankesa të ngjashme po atë vit.
BE-ja është partneri i tretë më i madh tregtar i Indisë, duke zënë 10.8% të tregtisë totale indiane në vitin 2021, sipas Komisionit Europian.
Brukseli tha në një deklaratë se deri në 600 milionë euro (654.66 milionë dollarë) të eksporteve të tij ndikoheshin drejtpërdrejt nga tarifat e Indisë në baza vjetore.
“Respektimi i sistemit tregtar të bazuar në rregulla është jetik për një marrëdhënie të mirë tregtare”, shtoi departamenti i tij i tregtisë në një postim në Twitter, duke i përshkruar tarifat si “të paligjshme”.
Nëse ndodh, çështja do të vendoset në purgatorin ligjor, pasi selia kryesore e apelit e OBT-së nuk funksionon më për shkak të kundërshtimit të SHBA-së për emërimet e gjyqtarëve.
Paneli i OBT-së tha se India kishte sjellë tashmë disa nga tarifat e sfiduara në përputhje me rregullat e tregtisë globale që nga viti i kaluar. Ndërsa paneli mbështeti gjerësisht ankesat kundër Indisë, ai hodhi poshtë një nga pretendimet e Japonisë se njoftimit doganor të Nju Delhit i mungonte "parashikueshmëria".
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Lagarde paralajmëron për inflacionin: “Fragmentimi i ekonomisë globale do e rrisë më shumë”!
Kohë të vështira për bankat qendrore. Sa më të mëdha të jenë dhe do të jenë rreziqet gjeopolitike, aq më i fortë do të jetë fragmentimi i ekonomisë globale dhe......

Macron mbron reformën e pensioneve - “Një masë e domosdoshme për të siguruar të gjithë”
Qeveria franceze do të përpunojë një plan koherent për ta rikthyer Francën në këmbë në 100 ditët e ardhshme dhe për të shëruar vendin pas javësh protestash......

G7 vendos për çmimin e naftës ruse - Kufiri do të qëndrojë i palëvizur në 60 dollarë për fuçi
Shtatë vendet më të industrializuara të botës, siç njihen ndryshe G7, do të mbajnë një kufi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse, pavarësisht rritjes së......

Burimet për energjinë e rinovueshme - Britania zgjeron skemën e saj mbështetëse për të inkurajuar investimet
Britania planifikon të zgjerojë skemën e saj kryesore të mbështetjes për energjinë e rinovueshme për të inkurajuar investimet në këtë sektor. Lajmi u konfirmua......

Musk sfidon ChatGPT - Miliarderi krijon platformën e tij të Inteligjencës Artificiale
Miliarderi Elon Musk tha se do të krijojë një platformë të inteligjencës artificiale që ai e quan "TruthGPT", në një sfidë të dukshme ndaj ChatGPT, chatbot - i......

Dollari rikuperon një pjesë të humbjeve - Shtohen mundësitë që Rezerva Federale të rrisë normat e interesit
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara në sesionin e kaluar, i mbështetur nga të dhënat që përforcuan......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Mbështetet nga rritja me 4.5% e ekonomisë kineze në T1
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 2% një ditë më parë. Çmimet po mbështeten nga të dhënat e publikuara në Kinë, që......

Kina mbështet bursat europiane - Ekonomia e dytë më e madhe në botë rritet me 4.5%
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm dhe po mbështeten nga të dhënat që sugjerojnë një shëndet të mirë të ekonomisë globale. Indeksi......