Bota Postuar më 18 Prill 2023, 09:59

Kina mbështet bursat europiane - Ekonomia e dytë më e madhe në botë rritet me 4.5%

Nga SCAN TV
Kina mbështet bursat europiane - Ekonomia e dytë më e madhe

Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm dhe po mbështeten nga të dhënat që sugjerojnë një shëndet të mirë të ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv.

Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një performancë mikse, pasi ekonomia kineze u rrit më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Referuar të dhënave zyrtare, ekonomia e dytë me e madhe në botë u zgjerua me 4.5%, kundrejt parashikimeve për një rritje me 4%. Njëkohësisht, edhe shitjet me pakicë u rritën me 10.6%, gjatë marsit, ndërsa parashikimet flisnin për një rritje me 7.4%. Investitorët janë të fokusuar edhe te fitimet tremujore të korporatave, që do të japin një panoramë më të qartë mbi shëndetin e ekonomisë amerikane dhe asaj europiane.

Përsa i përket korporatave, kompania e fluturimeve “low-cost”, Easyjet po qëndron në rritje me rreth 4%, pasi parashikon fitime vjetore prej 322 milionë dollarë, një shifër më e lartë se parashikimet e analistëve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat