Bashkitë, në fushatë “harrojnë” të punojnë - Përgjysmohet niveli i taksave të mbledhura në Shkurt, “joshen” votuesit

61 bashkitë në vend duket se e kanë nisur fushatën zgjedhore përpara hapjes zyrtare të saj, pasi kanë lënë tërësisht pas dore angazhimet e tyre. Treguesit fiskale të publikuar nga Ministria e Financave, tregojnë qartazi performancën e pushtetit vendor, pasi të ardhurat e mbledhur në muajin Shkurt kanë rënë me 42.6 për qind krahasuar me një vit më parë. Konkretisht në shkurt të 2023, bashkitë kanë vjelur vetëm 1.5 miliardë lekë nga 2.6 miliardë lekë që u mblodhën një vit më parë.
Një rënie drastike regjistrohet edhe në raport me planin për të njëjtë periudhë, me afro 45.2 për qind. Përpos angazhimit në fushatë, kjo perfomancë shpjegohet edhe me faktin se përgjatë kësaj periudhe pushteti vendor është më tolerant ndaj qytetarëve, pasi ka interes të sigurojë më shumë votues dhe të mbajë ata ekzistentë.
Të tre zërat e taksave që mblidhen nga bashkitë kanë pësuar një rënie të konsiderueshme. Konkretisht, nga taksat e pasurisë mbi ndërtesat janë mbledhur vetëm 2.2 milionë euro, me një rënie të regjistruar në 11.1 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë dhe 28.7 për qind në raport me planin. Nga taksat lokale në Shkurt të 2023-shit janë mbledhur 11.1 milionë euro, me rënie në masën 46.4 për qind krahasuar me një vit më parë, dhe 47.8 për qind në raport me planin.
Rënie ka pasur edhe taksa mbi biznesin e vogël, por nga ky zë mblidhet një vlerë thuajse e pa konsiderueshme. I njëjti trend është edhe si 2-mujor dhe mesa duket do të vazhdojë deri në formimin dhe vënien në funksion të bashkive të reja që do të dalin nga zgjedhjet lokale të 14 majit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Mars, Qeveria mori 380 milionë dollarë borxh në tregun e brendshëm - Emetohen 38 mld lekë bono e obligacione, kërkesë e lartë nga bankat e individët
Edhe muaji mars është mbyllur me nivel të lartë borxhi në tregun e brendshëm nga ana e Ministrisë së Financave. Sipas të dhënave të saj zyrtare, në përputhje......

Turistët e huaj “ushqyen” biznesin e kryeqytetit - Vathi: Turizmi historiko-kulturor, më i rëndësishëm se ai bregdetar
Në Tiranë gjatë vitit 2022, turistët kontribuan pozitivisht në bizneset dhe aktivitetet e ndryshme të kryeqytetit. Sipas ekspertëve të turizmit Tirana i ofron......

BSH garantoi stabilitetin monetar dhe financiar – Guvernatori Sejko, në Mbledhjet e Pranverës të FMN dhe Bankës Botërore
Ekonomia shqiptare i rezistoi mirë goditjeve të njëpasnjëshme nga tërmeti, pandemia dhe pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë. Deklarata është bërë nga......

60 qendra shëndetësore pa kushte për shërbimin ndaj qytetarëve - Lagështirë e mungesë energjie. Ministria liston problematikat në tenderin 282 mln lekë
Qendrat shëndetësore në disa qarqe të vendit tonë nuk i plotësojnë kushtet e duhura për të ofruar shërbimin ndaj qytetarëve. Mure me lagështire, dysheme të......

“Bursa e energjisë elektrike, e paplotë pa kompanitë private” - Preçi: Pjesëmarrës vetëm kompanitë publike. Privatët skeptikë për shkak të politikave
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, pa pjesëmarrjen e kompanive private është e paplotë”. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi komenton nisjen e funksionimit të......

Nuk ndalen borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE - 18.18 mld lekë të papaguara, plani për reduktimin e stokut mbetet në letër
Plani i qeverisë për reduktimin e stokut të detyrimeve të prapamebtura të energjisë ka mbetur në letër, pasi borxhet e ujësjellësve ndaj Operatorit të......

Si do kishte reaguar ekonomia pa rritur normën bazë? - Studimi i BSH/ Leku në 2023 do ishte nënçmuar 11%, inflacioni 6.5 pikë më i lartë
Në mbyllje të vitit 2022 Banka e Shqipërisë ka bërë një vlerësim empirik të ecurisë së inflacionit, kursit të këmbimit dhe kredive me probleme në mungesë të......

Nafta qëndron mbi 80 dollarë për fuçi - Investitorët monitorojnë rimëkëmbjen e Kinës
Çmimet e naftës u rritën lehtë të hënën, të mbështetur nga planet e OPEC+ për të ulur më shumë prodhimin, ndërkohë që investitorët monitorojnë të dhënat......