Mars, Qeveria mori 380 milionë dollarë borxh në tregun e brendshëm - Emetohen 38 mld lekë bono e obligacione, kërkesë e lartë nga bankat e individët

Edhe muaji mars është mbyllur me nivel të lartë borxhi në tregun e brendshëm nga ana e Ministrisë së Financave. Sipas të dhënave të saj zyrtare, në përputhje me kalendarin tremujor të emetimeve, në muajin mars 2023 Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) zhvilloi nëntë ankande, duke ofruar 38 miliardë lekë në total, apo afërisht 380 milionë dollarë, prej të cilave 27.5 miliardë lekë bono thesari dhe 10.5 miliardë lekë obligacione.
Për bonot e thesarit, yield-i mesatar i ofertave konkurruese varioi nga 2.81% (3M) në 3.98% (12M), ndërsa për obligacionet yield-i varioi nga 4.50% (2V) në 5.45% (7V). Raporti i mbulimit varioi nga 1.17 (3M) në 3.19(7V), me asnjë ankand të pambuluar. Gjithashtu, në muajin mars u rihapën katër obligacione, kontretisht 2-vjeçar, 7-vjeçar Ref. 3-vjeçar dhe Ref.-5 vjeçar, me shumë totale të alokuar prej 11.884 miliardë lekë.
Karakteristika e veçantë e muajit mars ishte që për herë të parë bonot e thesarit treguan shenja të frenimit të rënies së normave bazë e nisr që prej muajit nëntor të vitit 2022.
Për herë të parë në tre muaj, Bonot e Thesarit me afat maturimi 12 mujor kanë ndalur tendencën rënëse duke shënuar edhe një rritje të lehtë. Në ankandin e fundit për muajin mars, ato janë shitur me normën mesatare 3.93%, nga 3.91% në ankandin e mëparshëm.
Tendenca frenuese ishte vërejtur edhe në bonot me afat maturimi 3-mujor, që gjithashtu shënuan një rritje minimale në ankandin e mesit të marsit. Ky frenim tregon se mbireagimi i tregut ndaj letrave me vlerë të qeverisë i nisur që në tremujorin e fundit të vitit të shkuar ka ndaluar tashmë, në një kohë që vjen edhe menjëherë pasi banka e Shqipërisë vendosi javës së shkuar të rrisë më tej normën bazë të interesit. Tashmë ajo është në nivelin 3% dhe pritet të ndikojë përsëri në normat e interesave të letrave me vlerë të Qeverisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Turistët e huaj “ushqyen” biznesin e kryeqytetit - Vathi: Turizmi historiko-kulturor, më i rëndësishëm se ai bregdetar
Në Tiranë gjatë vitit 2022, turistët kontribuan pozitivisht në bizneset dhe aktivitetet e ndryshme të kryeqytetit. Sipas ekspertëve të turizmit Tirana i ofron......

BSH garantoi stabilitetin monetar dhe financiar – Guvernatori Sejko, në Mbledhjet e Pranverës të FMN dhe Bankës Botërore
Ekonomia shqiptare i rezistoi mirë goditjeve të njëpasnjëshme nga tërmeti, pandemia dhe pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë. Deklarata është bërë nga......

60 qendra shëndetësore pa kushte për shërbimin ndaj qytetarëve - Lagështirë e mungesë energjie. Ministria liston problematikat në tenderin 282 mln lekë
Qendrat shëndetësore në disa qarqe të vendit tonë nuk i plotësojnë kushtet e duhura për të ofruar shërbimin ndaj qytetarëve. Mure me lagështire, dysheme të......

“Bursa e energjisë elektrike, e paplotë pa kompanitë private” - Preçi: Pjesëmarrës vetëm kompanitë publike. Privatët skeptikë për shkak të politikave
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, pa pjesëmarrjen e kompanive private është e paplotë”. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi komenton nisjen e funksionimit të......

Nuk ndalen borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE - 18.18 mld lekë të papaguara, plani për reduktimin e stokut mbetet në letër
Plani i qeverisë për reduktimin e stokut të detyrimeve të prapamebtura të energjisë ka mbetur në letër, pasi borxhet e ujësjellësve ndaj Operatorit të......

Si do kishte reaguar ekonomia pa rritur normën bazë? - Studimi i BSH/ Leku në 2023 do ishte nënçmuar 11%, inflacioni 6.5 pikë më i lartë
Në mbyllje të vitit 2022 Banka e Shqipërisë ka bërë një vlerësim empirik të ecurisë së inflacionit, kursit të këmbimit dhe kredive me probleme në mungesë të......

Nafta qëndron mbi 80 dollarë për fuçi - Investitorët monitorojnë rimëkëmbjen e Kinës
Çmimet e naftës u rritën lehtë të hënën, të mbështetur nga planet e OPEC+ për të ulur më shumë prodhimin, ndërkohë që investitorët monitorojnë të dhënat......

Forcohet besimi për bankat në SHBA - Regjistrohen rritje në depozita në fillim të muajit prill
Depozitat në bankat tregtare të SHBA-së shënuan rritje në fillim të prillit në një shenjë të përtërirë besimi në sektorin bankar pas daljeve masive të......