Cilët kategori pensionistësh nuk do të paguajnë sigurime? - Projektligji i ri/ Përfitues vetëm 1500 individë në moshën e tretë

Pensionistët që aktualisht janë aktivë në tregun e punës si të punësuar në kompani të ndryshme, do të vijojnë të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, pavarësisht nëse gëzojnë përfitimet nga pensioni. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për konsultim projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, i cili i ndan individët e moshës së tretë në dy kategori.
Konkretisht, projektligji në fjalë u jep mundësinë vetëm pensionistëve të vetëpunësuar, që të mos paguajnë më kontributet shoqërore, të cilat nuk kanë asnjë efekt në pensionin e tyre. Ndërkohë ky përjashtim nuk do të bëhet për pensionistët e punësuar tek biznese te tjera me argumentin se “Duke qenë se i punësuari kontribuon në të gjitha degët e sigurimeve shoqërore dhe kontributet paguhen midis tij dhe punëdhënësit, përjashtimi nga pagimi i kontributeve pensionistëve të punësuar në sektorin privat do të deformonte tregu e punës, dëmtonte skemën e sigurimeve shoqërore dhe do të sillte problematika lidhur me administrimin fiskal”.
Sipas draftit, nëse do të kishte përjashtim për kategorinë e të punësuarve, punëdhënësit do të ishin të prirur të punësonin pensionistë. Ndërkohë që përjashtimi i pensionistëve të vetëpunësuar me statusin e personit fizik në sektorin privat, sipas dokumentit, nuk do të përbënte një problem, përveç pakësimit të të ardhurave në degën e sigurimeve shoqërore të barrëlindjes dhe të pensioneve, për të cilat kjo kategori paguan kontribute dhe pagesa në këto dy degë të sigurimit nuk u garanton një mbrojtje të shtuar.
Kjo iniciativë prek në total 1484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat, të cilët deri më tani kanë derdhur çdo muaj rreth 9500 lekë për efekt të sigurimeve shoqërore. Në total kjo kategori paguan 14,1 milionë lekë çdo muaj apo 169 milionë lekë në vit.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Pse Amazon po 'investon shumë' në teknologjinë pas ChatGPT?!
Amazon dëshiron që investitorët të dinë se nuk do të lihet pas në garën e fundit të armëve Big Tech mbi inteligjencën artificiale. Në një letër drejtuar......

'I papranueshëm': BE dënon ndalimet e importeve të grurit ukrainas nga Polonia dhe Hungaria!
Përçarja mbi importet pa tarifa të grurit ukrainas ka marrë një dimension të ri pasi Komisioni Europian i cilësoi si të papranueshme ndalimet e vendosura nga......

Ku renditet Shqipëria? – Publikohet lista e 424 qyteteve më të sigurta në botë!
Shumica e njerëzve në Tokë tani e quajnë një qytet shtëpi, duke e bërë sigurinë një konsideratë të rëndësishme kur vendosni se ku të vendoseni. Gjetja e një......

India dhe Rusia në bisedime për marrëveshjen e tregtisë së lirë!
India dhe Rusia po diskutojnë një marrëveshje të tregtisë së lirë, thanë ministrat të hënën, një masë që do të thellonte më tej lidhjet tregtare dypalëshe që......

Bashkitë, në fushatë “harrojnë” të punojnë - Përgjysmohet niveli i taksave të mbledhura në Shkurt, “joshen” votuesit
61 bashkitë në vend duket se e kanë nisur fushatën zgjedhore përpara hapjes zyrtare të saj, pasi kanë lënë tërësisht pas dore angazhimet e tyre. Treguesit......

Mars, Qeveria mori 380 milionë dollarë borxh në tregun e brendshëm - Emetohen 38 mld lekë bono e obligacione, kërkesë e lartë nga bankat e individët
Edhe muaji mars është mbyllur me nivel të lartë borxhi në tregun e brendshëm nga ana e Ministrisë së Financave. Sipas të dhënave të saj zyrtare, në përputhje......

Turistët e huaj “ushqyen” biznesin e kryeqytetit - Vathi: Turizmi historiko-kulturor, më i rëndësishëm se ai bregdetar
Në Tiranë gjatë vitit 2022, turistët kontribuan pozitivisht në bizneset dhe aktivitetet e ndryshme të kryeqytetit. Sipas ekspertëve të turizmit Tirana i ofron......

BSH garantoi stabilitetin monetar dhe financiar – Guvernatori Sejko, në Mbledhjet e Pranverës të FMN dhe Bankës Botërore
Ekonomia shqiptare i rezistoi mirë goditjeve të njëpasnjëshme nga tërmeti, pandemia dhe pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë. Deklarata është bërë nga......