Shqipëria Postuar më 18 Prill 2023, 09:54

Rikuperon Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga SCAN TV
Rikuperon Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka rikuperuar 0.5 pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 102.5 lekë dhe është shitur me 103.4 lekë duke regjistruar kështu rritjen e parë në shumë ditë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane ka shënuar gjithashtu një rikuperim të lehtë të kuotës nga dita e djeshme duke u blerë sot me 112.4 lekë dhe duke u shitur me 113 lekë.

Franga zvicerane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë të martë pasi është blerë sot me 113.6 lekë dhe është shitur me 114.5 lekë në raport me ditën e djeshme duke vijuar të qëndrojë më i fortë se Euro në raport me Lekun.

Paundi britanik sakaq ka pasur një rritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 126.7 lekë dhe duke u shitur me 128 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me ditën e hënë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat