Musk sfidon ChatGPT - Miliarderi krijon platformën e tij të Inteligjencës Artificiale

Miliarderi Elon Musk tha se do të krijojë një platformë të inteligjencës artificiale që ai e quan "TruthGPT", në një sfidë të dukshme ndaj ChatGPT, chatbot - i popullor nga OpenAI. Ai theksoi se "TruthGPT", do të jetë një Inteligjencë Artificiale që kërkon të vërtetën maksimale dhe përpiqet të kuptojë natyrën e universit. Sipas tij kjo do të jetë rruga më e mirë drejt sigurisë, në kuptimin që një IA që kujdeset për të kuptuar universin, dhe nuk ka gjasa të asgjësojë njerëzit sepse ne jemi një pjesë interesante e universit.
Musk ka nisur kërkime për ekspertë të inteligjencës artificiale nga Google e Alphabet për të nisur një startup për të rivalizuar OpenAI-n. Musk muajin e kaluar regjistroi një firmë të quajtur X.AI me qendër në Nevada. Firma listoi Musk si drejtor të vetëm dhe Jared Birchall, drejtorin menaxhues të zyrës së familjes së Musk, si sekretar. Kjo ndodhi pasi Musk dhe një grup ekspertësh të inteligjencës artificiale dhe drejtues të industrisë kërkuan një pushim gjashtëmujor në zhvillimin e sistemeve më të fuqishme se GPT-4 i sapolançuar i OpenAI, duke përmendur rreziqe të mundshme për shoqërinë.
Musk gjithashtu përsëriti paralajmërimet e tij për Inteligjencën Artificiale gjatë një interviste duke thënë se "Inteligjenca artificiale është më e rrezikshme sesa, të themi, keqmenaxhimi i dizajnit të avionit ose mirëmbajtja e prodhimit ose prodhimi i keq i automjeteve”.
Musk bashkëthemeloi OpenAI në vitin 2015, por ai u largua nga bordi i kompanisë në vitin 2018. Në vitin 2019, ai postoi në Twitter se u largua nga OpenAI sepse duhej të fokusohej në Tesla dhe SpaceX. Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, është bërë gjithashtu CEO i Twitter, një platformë e mediave sociale që e ka blerë për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar.
Në janar, Microsoft njoftoi një investim të mëtejshëm shumë miliardë dollarësh në OpenAI, duke intensifikuar konkurrencën me rivalin Google dhe duke nxitur garën për të tërhequr fonde të AI në Silicon Valley.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Dollari rikuperon një pjesë të humbjeve - Shtohen mundësitë që Rezerva Federale të rrisë normat e interesit
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara në sesionin e kaluar, i mbështetur nga të dhënat që përforcuan......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Mbështetet nga rritja me 4.5% e ekonomisë kineze në T1
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 2% një ditë më parë. Çmimet po mbështeten nga të dhënat e publikuara në Kinë, që......

Kina mbështet bursat europiane - Ekonomia e dytë më e madhe në botë rritet me 4.5%
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm dhe po mbështeten nga të dhënat që sugjerojnë një shëndet të mirë të ekonomisë globale. Indeksi......

Rikuperon Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka rikuperuar 0.5 pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 102.5 lekë dhe është shitur me 103.4 lekë duke regjistruar......

Cilët kategori pensionistësh nuk do të paguajnë sigurime? - Projektligji i ri/ Përfitues vetëm 1500 individë në moshën e tretë
Pensionistët që aktualisht janë aktivë në tregun e punës si të punësuar në kompani të ndryshme, do të vijojnë të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore,......

Pse Amazon po 'investon shumë' në teknologjinë pas ChatGPT?!
Amazon dëshiron që investitorët të dinë se nuk do të lihet pas në garën e fundit të armëve Big Tech mbi inteligjencën artificiale. Në një letër drejtuar......

'I papranueshëm': BE dënon ndalimet e importeve të grurit ukrainas nga Polonia dhe Hungaria!
Përçarja mbi importet pa tarifa të grurit ukrainas ka marrë një dimension të ri pasi Komisioni Europian i cilësoi si të papranueshme ndalimet e vendosura nga......

Ku renditet Shqipëria? – Publikohet lista e 424 qyteteve më të sigurta në botë!
Shumica e njerëzve në Tokë tani e quajnë një qytet shtëpi, duke e bërë sigurinë një konsideratë të rëndësishme kur vendosni se ku të vendoseni. Gjetja e një......