Bota Postuar më 18 Prill 2023, 10:00

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Mbështetet nga rritja me 4.5% e ekonomisë kineze në T1

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Mbështetet nga rritja me 4.5%

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 2% një ditë më parë. Çmimet po mbështeten nga të dhënat e publikuara në Kinë, që treguan se ekonomia e dytë më e madhe në botë u zgjerua me 4.5% në tremujorin e parë të këtij viti.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi. Analistët parashikojnë se tendenca e çmimeve mund të jetë në rritje, sepse në maj kërkesa për naftë arrin kulmin. Edhe përpunimi i naftës nga rafineritë kineze regjistroi nivele rekord, gjatë marsit, duke sinjalizuar se kërkesa për rimëkëmbet me shpejtësi.

Në këtë linjë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon se, Kina do të përfaqësojë rreth gjysmën e rritjes së kërkesës, gjatë këtij viti. Megjithatë, agjencia ka paralajmëruar se, nëse OPEC+ vendosë të ulë më tej kuotat e prodhimit, atëherë tregu mund të përballet me një deficit në gjysmën e dytë të këtij viti. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezerva te naftës në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë kësaj jave.

SCAN

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat