Bota Postuar më 18 Prill 2023, 10:01

Dollari rikuperon një pjesë të humbjeve - Shtohen mundësitë që Rezerva Federale të rrisë normat e interesit

Nga SCAN TV
Dollari rikuperon një pjesë të humbjeve - Shtohen

Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara në sesionin e kaluar, i mbështetur nga të dhënat që përforcuan parashikimet se Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit në takimin e ardhshëm.

Gjithashtu, edhe ekonomia kineze u zgjerua me një hap më të shpejtë se parashikimet e analistëve, gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rreth 0.8%. Prodhimi i Brendshëm Bruto në Kinë u rrit me 4.5% në tremujorin e parë të këtij viti, me bazë vjetore, ndërsa analistët parashikonin një rritje me 4%.

Në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, të dhënat e publikuara treguan se besimi mes ndërtuesve u rrit për të katërtin muaj me radhë, gjatë prillit. Tashmë, tregjet vlerësojnë se ka 91% mundësi që Rezerva Federale të rrisë edhe me 25 pikë bazë normën e interesit, në takimin e majit.

Investitorët po presin edhe të dhënat mbi punësimin në Mbretërinë e Bashkuar, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet poshtë 30 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 2100 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...