Europa Postuar më 18 Prill 2023, 10:35

Lagarde paralajmëron për inflacionin: “Fragmentimi i ekonomisë globale do e rrisë më shumë”!

Nga SCAN TV
Lagarde paralajmëron për inflacionin: “Fragmentimi i

Kohë të vështira për bankat qendrore. Sa më të mëdha të jenë dhe do të jenë rreziqet gjeopolitike, aq më i fortë do të jetë fragmentimi i ekonomisë globale dhe zinxhirët e vlerës globale në një botë gjithnjë e më shumëpolare, por dhe aq më i lartë mund të jetë inflacioni. Presidentja e Bankës Qendore Europiane, Christine Lagarde, deklaroi se bankat qendrore të pavarura e dinë se çfarë të bëjnë. Përballë goditjeve të vazhdueshme të ofertës, bankat qendrore të pavarura mund dhe do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitetin e çmimeve, shtpi ajo.

Sipas Lagarde, mund të shihen dy efekte të thella për bankat qendrore: së pari, paqëndrueshmëri më e madhe, pasi elasticiteti global i ofertës zvogëlohet; së dyti, multipolaritet më i madh, duke pasur parasysh se tensionet gjeopolitike vazhdojnë të rriten.

Lagarde theksoi një studim të fundit, bazuar në të dhënat që nga viti 1900, se rreziqet gjeopolitike kanë çuar në inflacion të lartë, ulje të aktivitetit ekonomik dhe një rënie të tregtisë ndërkombëtare. Sipas saj dhe analiza e BQE-së sugjeron se rezultate të ngjashme mund të priten për të ardhmen, duke nënvizuar se nëse zinxhirët e vlerës globale fragmentohen përgjatë vijave gjeopolitike, rritja e nivelit global të çmimeve të konsumit mund të luhatet midis rreth 5% në afatshkurtër dhe rreth 1% në terma afatgjatë.

Fragmentimi në rritje i ekonomisë globale, joelasticiteti më i madh i ofertës globale, paqëndrueshmëria që zgjat në kohë, një rritje e ulët ekonomike dhe kosto të larta, janë të gjitha shenja të një ekonomie globale që po kalon një periudhë ndryshimesh të forta dhe transformimesh të mëdha, me pasoja të mëdha për bankat qendrore.

Pas pandemisë, luftës së pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës, përdorimit të energjisë si armë, përshpejtimit të papritur të inflacionit dhe rivalitetit në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, pllakat tektonike të gjeopolitikës po zhvendosen më shpejt, paralajmëroi Lagarde. Ajo tha se të gjithë jemi dëshmitarë të një fragmentimi të ekonomisë globale në blloqe konkurruese, ku secili bllok përpiqet të sjellë pjesën tjetër të botës më afër interesave dhe vlerave strategjike përkatëse. Ky fragmentim mund të bashkohet rreth dy blloqeve të udhëhequra përkatësisht nga dy ekonomitë më të mëdha në botë. E gjithë kjo mund të ketë implikime të gjera në shumë fusha të politikave, përfshirë bankat qendrore.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat