Europa Postuar më 18 Prill 2023, 10:17

Burimet për energjinë e rinovueshme - Britania zgjeron skemën e saj mbështetëse për të inkurajuar investimet

Nga SCAN TV
Burimet për energjinë e rinovueshme - Britania zgjeron skemën e

Britania planifikon të zgjerojë skemën e saj kryesore të mbështetjes për energjinë e rinovueshme për të inkurajuar investimet në këtë sektor. Lajmi u konfirmua nga një dellaratë e qeverisë pas një seance konsultimi mbi ndryshimet e propozuara. Skema e kontratave për ndryshim – CFD - është mekanizmi i qeverisë për mbështetjen e projekteve të reja britanike të prodhimit të energjisë elektrike me karbon të ulët, të tilla si projektet e erës dhe diellit në det të hapur.

Sipas CfD, gjeneratorëve u garantohet një çmim fiks, i dakorduar paraprakisht për energjinë elektrike që ata ofrojnë gjatë afatit të kontratës dhe shesin energjinë e tyre me karbon të ulët në treg. Skema deri më sot ka mbështetur 26.1 gigavat projekte me karbon të ulët, por qeveria tha se ndryshimet ishin të nevojshme "përballë sfidave të vendosjes me të cilat përballet aktualisht industria e energjisë së rinovueshme".

Një reformë e mundshme e skemës mund të bëjë që aplikantët gjithashtu të shpërblehen për faktorët "jo çmim", të tillë si qëndrueshmëria e zinxhirit të furnizimit ose adresimi i boshllëqeve të aftësive dhe inovacionit, tha në një deklaratë departamenti për strategjinë e biznesit, energjisë dhe industriale. Kjo mund të ndihmojë nxitjen e investimeve në këtë sektor, zgjerimin e ekonomisë dhe rritjen e sigurisë energjetike të Britanisë.

Adam Berman, zëvendësdrejtor në Energy UK, një shoqatë tregtare e industrisë së energjisë, u shpreh se faktorë të tillë si inflacioni, rritja e çmimeve të mallrave dhe presioni nga konkurrenca ndërkombëtare nënkuptojnë se Mbretëria e Bashkuar do të duhet të vazhdojë të punojë shumë për të tërhequr investimet e nevojshme për të arritur objektivat në këtë sektor. Muajin e kaluar Britania paraqiti më shumë plane për të rritur sigurinë energjetike dhe për të trajtuar emetimet, por kritikët thanë se mungesa e investimeve të reja dhe stimujve nënkuptonte se vendoi dështoi të jepte ndonjë shtysë të re për sektorin e energjisë së gjelbër të vendit.\

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat