Macron mbron reformën e pensioneve - “Një masë e domosdoshme për të siguruar të gjithë”

Qeveria franceze do të përpunojë një plan koherent për ta rikthyer Francën në këmbë në 100 ditët e ardhshme dhe për të shëruar vendin pas javësh protestash kundër projektligjit të reformës së pensioneve. Deklarata u bë nga presidenti i vendit Macron i cili vendosi t’i drejtohet popullit me një fjalim të transmetuar në televizion.
Ai u zotua gjithashtu se do të të hapte bisedime të reja me sindikatat për kushte më të mira pune. Sindikatat kanë protestuar prej muajsh kundër rritjes së planifikuar të moshës së pensionit me dy vjet në 64 vjeç dhe kanë thënë se nuk do të rifillojnë bisedimet me qeverinë për tema të tjera pa një ndryshim të reformës së pensioneve.
Macron tha se këto ndryshime ishin të nevojshme për të garantuar pensionin e të gjithëve, pasi ai miratoi ligjin e pensioneve të shtunën, vetëm disa orë pasi reforma për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 mori dritën e gjelbër nga gjykata kushtetuese, duke shkaktuar akuza se ai po kontrabandonte ligjin gjatë natës. Sipas kreut të shtetit të punosh më shumë prodhon gjithashtu më shumë pasuri për të gjithë vendin. Macron tha se e kuptonte zemërimin për rritjen e çmimeve dhe vendeve të punës që "nuk lejojnë shumë francezë të jetojnë mirë".
Fjalimi i tij nis një betejë të mundimshme për presidentin francez, i cili po përpiqet të riparojë dëmin e bërë ndaj imazhit të tij publik. Pas tre muajsh protesta dhe grevash, e majta dhe sindikatat janë zotuar se nuk do të dorëzohen dhe kanë paralajmëruar protesta masive në 1 Majin e Ditës së Punës. Sondazhet kanë treguar vazhdimisht se shumica e francezëve mbeten kundër reformës, të cilën qeveria e futi në parlament duke përdorur një mekanizëm të diskutueshëm që lejon që ajo të kalohet pa votim.
Ndërkohë, vlerësimet e popullaritetit personal të Macron janë tkurrur, me disa analistë që sugjerojnë se ai i ka dhënë një fillim premtues udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marine Le Pen në rrugën e gjatë drejt zgjedhjeve të 2027-ës.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

G7 vendos për çmimin e naftës ruse - Kufiri do të qëndrojë i palëvizur në 60 dollarë për fuçi
Shtatë vendet më të industrializuara të botës, siç njihen ndryshe G7, do të mbajnë një kufi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse, pavarësisht rritjes së......

Burimet për energjinë e rinovueshme - Britania zgjeron skemën e saj mbështetëse për të inkurajuar investimet
Britania planifikon të zgjerojë skemën e saj kryesore të mbështetjes për energjinë e rinovueshme për të inkurajuar investimet në këtë sektor. Lajmi u konfirmua......

Musk sfidon ChatGPT - Miliarderi krijon platformën e tij të Inteligjencës Artificiale
Miliarderi Elon Musk tha se do të krijojë një platformë të inteligjencës artificiale që ai e quan "TruthGPT", në një sfidë të dukshme ndaj ChatGPT, chatbot - i......

Dollari rikuperon një pjesë të humbjeve - Shtohen mundësitë që Rezerva Federale të rrisë normat e interesit
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara në sesionin e kaluar, i mbështetur nga të dhënat që përforcuan......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Mbështetet nga rritja me 4.5% e ekonomisë kineze në T1
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 2% një ditë më parë. Çmimet po mbështeten nga të dhënat e publikuara në Kinë, që......

Kina mbështet bursat europiane - Ekonomia e dytë më e madhe në botë rritet me 4.5%
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm dhe po mbështeten nga të dhënat që sugjerojnë një shëndet të mirë të ekonomisë globale. Indeksi......

Rikuperon Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka rikuperuar 0.5 pikë nga një ditë më parë teksa është blerë këtë mëngjes me 102.5 lekë dhe është shitur me 103.4 lekë duke regjistruar......

Cilët kategori pensionistësh nuk do të paguajnë sigurime? - Projektligji i ri/ Përfitues vetëm 1500 individë në moshën e tretë
Pensionistët që aktualisht janë aktivë në tregun e punës si të punësuar në kompani të ndryshme, do të vijojnë të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore,......