Bota Postuar më 20 Prill 2023, 09:50

Nafta zbret pranë 82 USD për fuçi - Ndikohet nga ngadalësimi i kërkesës në SHBA dhe Kinë

Nga SCAN TV
Nafta zbret pranë 82 USD për fuçi - Ndikohet nga

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, për shkak se të dhënat e fundit ekonomike për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë bindëse për të inkurajuar pritshmëritë se kërkesa do të përmirësohet. Edhe forcimi i lehtë i dollarit amerikan po ushtron presion mbi çmimet.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 82 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat ranë me rreth 2% në sesionin e kaluar, duke prekur nivelin më të ulët që nga 2 prilli, kur OPEC+ njoftoi një tjetër reduktim të prodhimit. Analistët shprehen se tendenca e çmimeve të naftës mund të vijojë rënien, nëse dollari forcohet.

Aktiviteti ekonomik në Shtetet e Bashkuara nuk është përmirësuar gjatë javëve të fundit, ndërsa punësimi ka regjistruar një rritje të lehtë. Referuar të dhënave të tjera, rezervat e naftës bruto në SHBA ranë me 4.6 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, ndërsa rezervat e benzinës regjistruan një rritje surprizë, duke sugjeruar se kërkesa është e dobët. Analistët parashikonin një rënie të rezervave të naftës bruto me 1.1 milionë fuçi.

Në kahun e furnizimit të tregut, eksportet e naftës drejt porteve perëndimore parashikohet të kenë regjistruar nivelin më të lartë që nga viti 2019, në mbi 2.4 milionë fuçi në ditë, pavarësisht deklaratës së Moskës zyrtare për të ulur prodhimin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat